Sa e pashë këtë postim,
Me një herë e mpreha lapsen,
Te bëhet ky krahasim,
Mos t’dallosh diten me naten?!
Portalet që na mahnisin,
T’krahasosh “miun me luanin”,
Apo Gjestin, me Luizin,
“Per një plesht me djegë jorgsnin”!
Gjesti, sado të mundohet,
S’ka takat më lart të ngjitet,
As tek thembra s’i afrohet,
Luizi, nuk persëritet !
Gjestit, do t’i mbahen mend,
Përsëritjet në një “bir”:
Ha ha ha, u kry çdo sen,
Shmang’jet…me “naten e mirë”…
Gjesti, nuk ka argument,
Gjithmonë veç me tra la la,
Eh, po, do t’i mbahen mend,
Edhe brekët, si kalama !
N’kohë t’Luizit, moj ta marrsha,
N’çdo qytetet të shqiperisë,
Askush nuk rrinte perjashta,
Si në kohë të pandemisë !
Gjesti, po, asht i veçantë,
Spikatë në stilin e vet,
Do mbetet interesant,
Por Luizi, mbetet mbret!
Vebi KURTAJ
Burimi/Facebook


Leave a Reply