Të dashur Shqiptarë!
Sapo përfunduam një nga proceset më të lodhshme, atë të regjistrimit të Aleancës Kombëtare Shqiptare në zgjedhjet e 11 Majit.
1. Dua të falenderoj qytetarët për mbështetjen që na dhanë gjatë procesit të mbledhjes së firmave, ku kam marrë pjesë vet çdo ditë.
2. Dua të falenderoj stafin prej 25 antarësh që punuan në katër stenda. Shume prej tyre punuan në shi dhe me temperaturë.
3. Dua të falenderoj kandidatët për gadishmërinë e tyre për të kandiduar me siglën tonë dhe ju uroj suksese. Qellimi im është krijimi i një stafi meritokratik dhe patriotik për ti shërbyer vendit. Kam vërejtur këto ditë se shumë nga ata që quhen intelektual e patriot nuk jane fare te tille, madje me tmerron fakti që përdorin patriotizmin për karrierë, reputacion dhe egoizëm.
4. Dua të falënderoj stafin e KQZ për të gjithë ndihmën që na kanë dhënë. Nuk janë fare ashtu siç thonë partitë, por janë një nga stafet më të mira sot për sot në vënd.
5. Dua të falenderoj fëmijtë që kanë mbështetur dhe kanë mirëkuptuar mungesën time.
6. Mbi të gjitha faleminderit Zot!
Tani të ecim para ti japim vendit një model të ri të berit politik larg dhunës, fyerjeve, sharjeve dhe afër halleve të njerëzve.
Do vijme tek ju në çdo fshat e qytet dhe së shpejti do ju prezantojmë edhe kandidatët.
Burimi/Facebook


Leave a Reply