“Martinin e vrau qeveria dhe jo Tik Tok”, ky ishte mesazhi kryesor i protestës ku mijëra të rinj kundërshtuan vendimin e qeverisë për të mbyllur këtë rrjet social. Ndër mesazhet e protestës dalluan edhe pankarta si: Liria e fjalës, jo censurës, Shqipëria 2025, ndalohet Tik Tok, lejohet Korrupsioi”, apo Qeveria e coi edhe tik tok në emigracion.
Gjatë protestës folën për mediat edhe deputetë dhe drejtues të Partisë Demokratike, të cilët u shprehën se mbyllja e tik tok është akt censure i qeverisë në prag të zgjedhjeve të 11 majit.
Mijëra të rinj që iu bashkuan protestës së thirrur nga opozita kundër mbylljes së rrjetit social Tik Tok, që shihet si akt censure i qeverisë para zgjedhjeve të 11 majit, mbanin në duar pankarta me mesazhe të forta kundër qeverisë.
Mesazhi kryesor i protestës ishte “Martinin e vrau qeveria dhe jo Tik Tok”. Ky mesazh i drejtohej pikërisht kryeministrit Edi Rama, që përdori tragjedinë e vrasjes së 15 vjeçarit Martin Cani si preteks për të mbyllur rrjetin social tik tok.
Mesazhe të tjera kundër qeverisë, që mbanin të rinjtë në duar ishin ato si: Pa tik tok shqipëria më në fund është parajsa që prisnit; Qeveria e coi edhe tik tok në emigracion; Lliria e fjalës, jo censurës; Shqipëria 2025, ndalohet Tik Tok lejohet korrupsioni; Sigurisht problemet e Shqipërisë mbaruan, tani zgjidhi Tik Tokun; Tani do merremi me dicka me produktive, si korrupsioni; Internet i lirë jo internet shtetëror, etj.
Protestës së mijëra të rinjve kundër censurës dhe shtypjes së lirisë së fjalës iu bashkuan edhe deputetë e zyrtarë të Partisë Demokratike si Flamur Noka, Gazment Bardhi, Luçiano Boçi, Asllan Dogjani apo Lisandër Hoxha, të cilët u shprehën se mbyllja e tik tok tregon panikun dhe frikën e Edi Ramës nga fjala e lirë.
Protesta kundër mbylljes së tik tok u dominua nga mijëra të rinj të cilët shprehën qëndrimin e tyre kundër mbylljes së rrjetit social, që bën virale mesazhet e përdoruesve ndërsa është i pakontrolluar dhe censuruar nga qeveria.
© SYRI.net
Burimi/Syri.net


Leave a Reply