Por në këtë rast interesi yt material të shtyn të shkelësh moralin për të fituar para.
Dhe ti e kalon këtë me mendimin e fitimit me anë të një tradhëtie, ose me anë të një vjedhjeje.
Por ky akt pastaj mund të jetë ose fundi yt, ose fillimi i një rruge amorale. Dhe këtu ngec gjithçka me pyetjen tënde: çfarë të bëj, ta shes veten moralisht për para, apo të ruaj nderin tim?
Kurse ti ke zgjedhur interesin dhe ke lënë dinjitetin peng të asgjësë. Domethënë me tradhtinë tënde, ti i je nënshtruar asgjëse, dhe kjo të ka dhenë asgjënë në jetën tënde.
Latinët e mëdhenj na kanë thënë: Ex nihilo nihil – nga asgjëja fiton vetëm asgjnë. Dhe këtu krijohet vetja jote e dytë që i takon asgjëse, dhe ti ecën drejt krimit dhe imoralitetit, dhe jeta të ka humbur në një humnerë që te ka larguar nga mendimi drejt së vërtetës.
Dhe e vërteta jote është një fakt amoral ose kriminal. Po ti vijon mes thënies së madhe “krimi të shtyn në krim, dhe të fut në një jetë kriminale”.
Dhe prandaj ti ecën si bashkë-udhëtar i krimit tënd, i futur tërësisht në një krim vazhdues. Por kjo është një vazhdë e cila një ditë do ndërpritet nga ligji, sepse krimi vazhdues që ti ndjek, një ditë do të zbulohet.
Dhe këtu, për ty, merr fund edhe vetë jeta jote, sepse zbulimi i vargut kriminal ka dëmtuar një, dy apo më shumë të tjerë. Dhe ti je vendosur me forcë përpara ligjit, për një ndëshkim ligjor në një gjykatë, si i akuzuar për dy apo më shumë krime.
E pra, pikërisht mu këtu vjen çështja që të pyet: të rrosh a të mos rrosh?
Dhe, pas kësaj pyetjeje, ti jeton kot së koti e fare kot, si një i udhëtar i mohuar që nuk i takon më jo vetm shoqërisë tënde, por as dhe familjes sate.
E pra, kjo është pyetja: a ia vlen një jetë e pamoralshme që të rëndon edhe si krim, edhe si frikë që mund të kapesh, edhe si hakmarrje e atyre që ti ke dëmtuar, por edhe si një burg i gjatë?
Dhe, përse ka ndodhur e gjithë kjo trazirë shpirtërore që të ka sjellë vetëm vuajtje dhe një bllokim mendor, që po të qëndron tani vetëm te vuajtja jote fizike dhe te frika ndaj jetës që ti po bën?
Dhe së fundi:
Ja, kjo është pyetja e themelit tënd: a ia vlen më kjo jetë për ty?
Burimi/Facebook


Leave a Reply