Te dashur vellezer e motra.!
Te dashur veprimtare te KUVENDIT KOMBËTAR SHQIPTAR.!
Fjala e meposhteme ishte pregaditur per tu mbajtur sot,ne emër te KKSH,ne tubimin prane sheshit NENE TEREZA.
Per arsye te panjohura,ne nuk e patem te drejten e fjales ne nje tubim atdhetar,ku do te flitej per bashkimin e shqiptarve si dhe te drejtat dhe lirite themelore te tyre ne ILIRIK.
Ne keto kushte fjala,qe do te lexoni me poshte eshte nje fjale e pambajtur…!
Me respekt,Dashamir Uruçi.
Shënim:
Pavaresisht nga keqkuptimi KKSH ruan harmoninë dhe bashkëpunimin me organizatoret si dhe me te gjitha organizatat e verteta atdhetare.
Vellezer e motra te Shqiperise Etnike.
Jemi mbledhur sot,ne kete tubim kombetar me moton :ÇDO DITE ME KOMBIN NE ZEMER.
35 vjet me rradhe,qytetaret e ketij vendi si dhe bashkombasit tane ne rrajon e diaspore jane mbledhur e vazhdojne te mblidhen kur i therrasin partite politike.
Keto metingje e protesta te medha u perdoren prej tyre per interesa elektorale.
Presioni i popullit u çfrytzua për ardhjen ne pushtet,here te njeres e here te tjetres palé,here te Pd e here te Ps e pas tyre edhe te ndonje partie qe mbante ison,here majtas e here djathtas.
Forcat politike,qe e kane drejtuar Shqiperine ne kete periudhe,tranzicioni e çfrytzuan pushtetin ne favor te tyre dhe njerezve qe i rrethojne.
Njerezit dhe bizneset prane tyre u pasuruan ne menyre te frikshme,duke grabitur parate dhe pasurite e shqiptarve,ne vlera miliarda dollarë.
Keta politikane e bisnesmene te politikes erdhen me duar ne xhepa dhe sot administrojne para,pasuri te ndryshme,toka e troje,vende strategjike e turistike ne vendet me te bukura te Shqiperise.
Per te mbajtur sa me gjate pushtetin ne duart e tyre,politikanet shqiptare kane hedhur ne treg pasuri te paperseritshme me te cilat joshin politikane perendimore,per te siguruar vazhdimesine e kolltukut te politikes e te privilegjeve.
Per here te pare u hodhen ne tregun turistik perla te natyres shqiptare me te cilat pretendohet te sigurohet mbeshtetja e Shteteve te Bashkuara te Amerikes.
Dhendrit te Presidentit Tramp po i jepet Sazani e nderkohe po thuhet qe jane kryer bisedime qe ne Shqiperine tone te vogel te vendosen 100 mije palestineze.
Qe te dy keto vendime jane kriminale e prekin interesa te medha te se ardhmes se kombit shqiptar.
Ne vend qe ta ruajme e ta forcojme strukturen etnike,kombetare,ne vend qe politika jone te punoje per bashkimin e trojeve te ndara padrejtesisht,po shkojme ne nje kahje tjeter,kunder interesave tona,kunder te drejtave tona kombetare e njerzore.
Vellezer e motra.
Çdo dite qe kalon po boshatiset Kosova Lindore.
Nga Presheva,Bujanoci e sidomos Medvegja po largohen perdite shqiptare.
Me metoden e presioneve te shumta e te gjithefarellojshme,me pasivizimin absurd te adresave,ato vise te pasura e te bukura po boshatisen e po i mbesin Serbise.
Ne heshtim e ndryshe vepron Serbia ne Kosove.Me 4 perqind te banorve serbe në Kosovë e ne vendbanimet serbe ne Kosoven veriore, ata kane ngritur boten ne kembe.
Per 40 mije serbe nuk pushojne daullet ne te gjitha institucionet euroatllantike e per tri komuna me shqiptare,per 120 mije shqiptare nuk e ngre zerin askush.
Qendrim i vaket mbahet nga politika shqiptare edhe per vellezrit tane ne Maqedoni te cilet jane nanurisur nga sherbimet e Ali shqiptarit e akoma sot trajtohen si minoritet.
Ne Maqedoni,shqiptaret akoma nuk jane shtetformues dhe gjuha e tyre hyjnore akoma nuk eshte gjuhe zyrtare.
Qarkullimi i elitave politike nuk eshte bere asnjehere dhe kesisoj 20 vjet ne Maqedoni,shqiptaret lajne e shperlajne ALI.
Heshtja e politikes shqiptare per problemin e popullit shqiptar ne Greqi e veçanarisht per Çamerine eshte skandaloze.
Rreth 240 mije çamë qe jane debuar nga Greqia e jetojne ne Shqiperi,nuk kane te drejte te kthehen e te gezojne pronat e pasurite e tyre.
Ata ndiqen edhe sot,ne forma nga me te ndryshmet e nderkohe qeveria greke mban akoma ne kembe ligjin e luftes me Shqiperine.
I permenda keto shembuj te paket,nga shume e shume te tjere per te evidentuar faktin kuptimplote,se ne shqiptaret duhet te mesohemi te mendojme e te veprojme per interesat tona kombetare dhe jo per interesat e ngushta te partive qe na kane drejtuar 35 vjet.
Duhet te sillemi me vizion tjeter,ne mendje e ne zemer.
Duhet te sillemi ndryshe e te shikojme me larg,pertej pragut te shtepise e interesave te partive. Ato na ftojne ne beteja politike per interesa te Partise e jo te Shqiperise.
Te nderuar pjesemarres.
Ne kushtetuten tonë eshte i shkruar,obligimi i Republikes se Shqiperise per te punuar e mbrojtur te drejtat dhe lirite e Shqiptarve,qe jetojne jashte kufijve te Shqiperise Londineze.
Ne ligjin themelor te shtetit eshte i shkruar obligimi-detyrimi i qeverive shqiptare per te punuar per Bashkimin Kombetar te Shqiptarve.
Kete mision te madh historik,kete amanet te te parve tane,duhet ta bejme rrealitet ne shqiptaret,pa pritur jesmenet e politikes shqiptare dhe Europen qe na ndau ne 6 copa.
Te luftojme çdo dite per interesat tona e te jetojmë çdo dite me kombin ne zemer.
Ju pershëndes nga KUVENDI KOMBETAR SHQIPTAR dhe UNIONI I SHOQERISE SHQIPTARE.
RROFTE SHQIPERIA ETNIKE.
Dashamir Uruçi,
16 shkurt 2025,ora 11:30,sheshi Nene Tereza.
Burimi/Derguar nga Autori


Leave a Reply