I
sh-presidenti amerikan Donald Trump ka dhënë një deklaratë të papranueshme dhe provokuese, duke konfirmuar se Shqipëria është një nga vendet e përmendura si destinacion për dëbimin e palestinezëve nga Gaza. Gjatë një konference në Shtëpinë e Bardhë, pas takimit me mbretin e Jordanisë, Abdullah II, Trump u pyet nga gazetarët nëse janë diskutuar shtete të tjera përveç Jordanisë dhe Egjiptit për të pritur palestinezët. Përgjigja e tij e prerë: “Po, sigurisht” – ka ndezur zemërim dhe revoltë.
SHQIPTARËT NUK JANË POPULL PA DINJITET!
Ky është një provokim i hapur dhe një lojë e pistë që shqiptarët nuk do ta pranojnë…
Shqipëria nuk është gati kurrsesi për të mbledhur refugjatët e botës, e aq më pak për të pastruar duart e politikanëve të mëdhenj mbi tragjedinë e popullit palestinez. Historia e shqiptarëve është e mbushur me sakrifica, por askush nuk ka të drejtë të bëjë pazare mbi sovranitetin e tyre.
Nëse dikush në Tiranë guxon të marrë në konsideratë këtë çmenduri, duhet të dijë se populli shqiptar nuk do të qëndrojë duarkryq. Nuk e kemi ndërtuar këtë vend me mund e sakrifica që dikush të na përdorë si shportë për problemet e Lindjes së Mesme!
PSE DUHET TA REFUZOJMË ME FORCE KËTË PLAN?
1. Shqipëria është një vend i vogël dhe i varfër – Nuk kemi burime për të strehuar popuj të zhvendosur me mijëra.
2. Rreziku i prishjes së stabilitetit – Krijimi i kolonive të reja refugjatësh në territorin shqiptar do të sjellë pasoja të paparashikueshme.
3. Pse duhet të zgjidhim ne problemet e Lindjes së Mesme? – Konflikti palestinezo-izraelit nuk ka lidhje me ne. Përse duhet të mbajmë barrën e politikës së gabuar të të tjerëve?
4. Nuk jemi shërbëtorët e fuqive të mëdha! – Shqiptarët nuk do të pranojnë të trajtohen si një popull pa dinjitet, që pranon çdo urdhër nga jashtë.
KU ËSHTË REAGIMI I QEVERISË SHQIPTARE?
Deri më tani, qeveria shqiptare nuk ka dhënë asnjë reagim mbi deklaratën e Trump-it. A është ky një pranim i heshtur? A do të dalin drejtuesit e këtij vendi për të sqaruar popullin, apo do të mbajnë kokën ulur përballë diktatit të fuqive të huaja?
Një gjë është e sigurt: Shqiptarët nuk do ta pranojnë kurrë të shiten për interesa të huaja! Nëse dikush mendon se ky komb do të heshtë, atëherë nuk e njeh shpirtin e këtij populli. Shqiptarët nuk do të lejojnë që vendi i tyre të shndërrohet në një territor eksperimental për vendimet e Washingtonit apo të ndonjë force tjetër globale.
Tirana duhet të flasë qartë dhe ta hedhë poshtë këtë plan menjëherë! Shqiptarët nuk janë lodra në duart e askujt!
Burimi/Facebook


Leave a Reply