Ç’do ditë në mëngjes dal e bëj xhiron e mëngjezit.Për t’u shmangur nga zhurma dhe tymi i makinave,që nga do është prezent,dal nëpër fusha.
Herë vetëm herë me gruanë sipas dëshirës kësaj të fundit.
Ka plot kalimtarë e kalimtare që bashkë me qentë dalin në xhiro.
Për dreq ose si i themi nga ana tonë, buzë e pa qeshur,më qaset një (sinjorë) zonjë.
Mirmëngjes më tha i thash dhe unë.
Shpesh të shoh kësaj ane pse nuk ble një qen?
Eh,thashë nuk i’a kam ngenë.
Jo zotri e ke gabim me kafshët e shtëpisë shkarkon stres.
E thotë edhe psikologu.
Nga mënyra si fliste dhe shikonte dukej që i’a kishte qejfi për muhabet.
E dreq o punë thashë po ku më përplasen mua këto zarba?
Pastaj siç e shikon këtej gjen shokë dhe shoqe shtohet muhabeti kalon dita.
E shikon këtë zonjën që kaloj ,më shikoj me inat?
E ç’lidhje ka ajo me mua nuk e njoh.
Jooo,nuk ka lidhje me ty po kërkon të lidhet.
Nga e more vesh ti?
Më shikoj me xhelozi ajo mua,kujton se ti je lidhur me mua.
Pse moj zonjë qënke e zgjidhur ti?
Po unë ja veç me Xhoxhin,qenin kaloj kohën më ka vdekur burri.
Sipas adetit e ngushëllova ,të rrosh sa malet i thashë.
O sej meraviljozo.
Për moment e humba torruanë prej fjalës parë,harrova se jam në Itali.
Pastaj rash në mënd.
Më paska thënë , je i mrekullueshëm.
Të lutem i thashë sipas rastit bëra detyrën njerëzore.
Vazhdoi sot për mua qënka ditë e veçantë tha e shkujdesur komplet.
Pse i thashë.
Po bisedoj me një kavalier të vërtetë.
Dhe po këndonte një këngë romantike ,që tani nuk më kujtohet se e humba torruanë.
Duke bërë një copë rrugë bashkë ,Xhoxhi përshëndeste takëmin e vet ne të dy takëmin tonë.
Më fal tha dhe përdori atë fjalën i shtrenjtë në gjuhën tonë, që kësaj here e përktheva shpejt.
A mund t’u pyes si quheni?
Po i thashë pa problem
Sa i thashë emër mbiemër, hapi celularin hyri në Google.
Aaaa më rezulton ,qënke mysliman.
Po i thashë nga origjina,por tani jam ateist.
Qënke një djall tha që nuk e ke shoqin.
Pse sinjora?
Prit,prit se diçka brënda shpirtit tënd nga tradita do ketë mbetur gjallë.
Çfar.
Po juve martoheni me katër a pesë gra.
Pastaj nuk ke mëshirë të më lësh mua pa shoqërinë tënde?
Jo zonjë kjo nuk është çështje mëshirë,po unë kam qëlluar nga ata, që nuk rri dot pa grua,
Po dy nuk kam ç’i dua!
Të lutem bëj sakrifica për mua!
Shfrytëzova rastin që zarbës i shpëtoj qeni,dhe ika u zhduka.
Nga larg e pashë që më bënte shënja me dorë qëndro,po ika si lulkuqe në fytyrë.
Kur erdha në shtëpi isha bërë dyllë.
Ç’ke më tha ime shoqe?
Mos të ka humbur portofoli?
Eh ku t’a gjeja të më humbiste ai.
Po çfar,?
Desh më humbën ca gjëra të tjera më keq se portofoli.
Pastaj i tregova historinë.
A të humbte vula ty ore i lajthitur !
Prandaj zotrote qënke bërë kështu?
Eh moj grua,burrat me namus kështu bëhen.
Nesër do dalim të dy nuk ka ilaç tjetër.
Eh unë korba nga të ndjekin ty këto kusure?.
Burimi/Facebook


Leave a Reply