Një grua në Indi kishte gjetur një gjarpër të familjes piton të sapolindur dhe vendos të kujdeset për të. Pas disa kohësh, gjarpëri rritet dhe arrin gjatësi 3 metra.
Një natë, gruaja vëren se gjarpëri i saj nuk po ushqehej fare, e as nuk i afrohej ushqimit që ajo ia servirte gjithmonë në kohë të caktuar.
Kjo gjendje vazhdon për shumë ditë.
Më në fund, gruaja vendos ta dërgojë tek veterineri.
Pasi ia bën kontrollet rutinë, veterineri me një shprehje të fytyrës aspak të mirë kthehet tek gruaja dhe i thotë:
“Më falni, zonjë. Duhet t’iu pyes diçka.!”
Gruaja e shqetësuar se mos ndoshta gjarpëri i saj i dashur ishte shumë i sëmurë, fytyra e saj zbehet dhe pret pyetjen e veterinerit.
Veterineri e pyet:
“A ndodh që kur shtrihesh për të fjetur, gjarpëri të sillet nga koka e deri te këmbët, e mbështillet pas trupit tënd, e ndonjëherë edhe të shtrëngon?”
Gruaja përgjigjet:
“Po, që kur nuk ka ngrënë asgjë kështu sillet. Mos ndoshta po i afrohet vdekja dhe në mënyrën e tij po mundohet të më falënderojë duke më përqafuar meqë unë jam kujdes dhe e kam rrit si një fëmijë?”
Veterineri e sheh në sy gruan dhe i thotë:
“Ai nuk po ha asgjë, sepse po e përgadit veten që të të hajë ty. Ai sillet ashtu, sepse po bën llogaritë e masës së trupit tënd, dhe disponueshmërinë e trupit të tij që kur të të hajë, të mos mbesë asgjë nga ti.”
MORALI:
Të gjithë ne kemi njerëz rreth vetes, që janë të afërm me ne, qoftë familje, shoqëri, apo punë, me të cilët mund të flasim 24/7, ditë e natë; ata mund të na bëjnë për vete, mund të na japin shpresa, por jo çdoherë kanë qëllime të mira ndaj nesh.
Kur të njihemi me njerëz, duhet të jemi të aftë që ta zbulojmë “gjarpërin” rreth nesh dhe qëllimet e tyre të këqija.
Puthjet dhe përqafimet nuk janë gjithmonë të sinqerta.
Siç thotë një shprehje: “Mos ki frikë armikun që të sulmon, por ki frikë nga miku fallco që të përqafon
Burimi/Facebook


Leave a Reply