Gjithçka fillon nga larg… Në kohët e lashta shumë kultura pagane festonin ardhjen e dimrit, duke stolisur pemët si simbol i kalimit të stinëve. Në kalendarin kelt, bredhi, konsiderohej një Pemë Kozmike, pema e jetës, e cila qëndronte në qendër të Universit duke u ngritur deri te hyjnitë mbrojtëse…
Ajo u shenjtërua në ditën e lindjes së “Fëmijës Hyjnor”, një ditë shtesë që pasonte solsticin e dimrit.
Atë ditë të gjithë merrnin në shtëpi një degë ose një bimë, e zbukuronin me kurora dhe ëmbëlsira dhe rreth saj behej një festë gjithë natën për nder të rilindjes së diellit.
Në popujt latinë, ky rit, ishte zhdukur me ungjillizimin e tyre dhe do të depërtojë vetëm shumë vonë.
Zakoni i rregullimit të pemëve të Krishtlindjeve filloi të përhapet në Evropën veriore në fund të 1500, por vetëm në 1840 ajo fitoi popullaritet, pasi Princesha Helena e Mecklemburgut, nusja e Dukës së Orleansit, prezantoi një pemë të dekoruar të Krishtlindjes në Tuileries, duke krijuar kuroozitet të madh dhe duke përhapur zakonin kudo.
Për një kohë të gjatë pema ishte gjithmonë me origjinë natyrore, zakonisht një bredh i vogël ose një degë e madhe me gjelbërim të përhershëm që pritej në pyll dhe sillej në shtëpi si një zbukurim për Krishtlindje. Dekorimi behej me arra, embelsira, biskota…
Nga
Elektra Haxhia
Burimi/Facebook/Gegnisht/Rroji M Denata


Leave a Reply