Sytë e padritë.
Mos më pyet ku enden mendimet,
Ne varg do t’i lë të pushojnë, e
në shpirtin tim.
Me sytë e imagjinatës,
shëmbëlltyrën tënde do sjell,
Për sytë e mi të padritë.
NB
Sytë të t’i shoh!
Qielli blu i thellë,
i heshtur.
Zëri i natës,
diku i tretur.
Nëse, je dritë e hënës,
grise perden,
largoi retë,
sytë të t’i shohë.
Të digjem, të tretem,
brenda tyre të mbetem.
NB.
Bëhu e dikujt
Sikur të kam dashur dikur,
e sot më rishfaqesh si një fllad i virgjër ëndrre.
Sikur thurja për ty vargje, për ty dhe për vete,
për ne të dy, unë dhe ti, brenda një zemre.
Do të doja të arratiseshim diku larg të dy,
larg botës tonë, atje në shkretëtirë ndoshta.
Vetëm unë dhe ti, vetëm ne të dy atje,
nën trupin tënd të të çuçurisja: Jam jotja!
Dhe nuk do të thosha kurrë “Ik tani! Ik!”
Një grua nuk ikën më, pasi i jepet një burri.
Thjesht e magjepsur do të thosha:
Ti më bëre më të bukur. Më ndrin nuri.
Dhe unë jotja u bëra pa fund, që të ndjej faj,
atje, atje larg në të blertën shkretëtirë diku.
Por ah, kjo vetëm një ëndërr e largët ish,
e vjetër, e vjetër sa e gjithë bota dhe sytë e tu.
Po ti je krejt tjetër, je tepër e veçantë,
një tis i lehtë ledhaton fytyrën tënde.
Nëse bëhesh i dikujt, do të ndodhë diçka në botë,
diçka e paparë kurrë. Një shembje.
Atëherë s’do druhem, do bëhem e dikujt,
do bëhem e jotja, të mos mbetem e shkretë.
Më shiko me guxim në sy, jam e vendosur,
kjo që do ndodhë, ndodh një herë në jetë
NB
9 Dhjetor, 2024
Burimi/Facebook


Leave a Reply