Ti mund të jesh ndër femrat më perfekte e ta shohësh veten në radhën e më të shëmtuarave, më të dështuarave etj, sepse ai dështaku i dashuri që zgjedhe ashtu po të thotë gjithë kohës.
Në theks të drejtohem Ty FEMËR, mos lejo që të biesh nën ndikimin e një “mashkulli” të pa mend që nuk ka mendje e as sy ta shoh e vlerësoj bukurinë, aftësinë e brishtësin tënde.
Mos ia lejo askujt të ta humbë vetbesimin deri aty sa ta shohësh veten të shëmtuar e të dështuar sepse nëse do të ishe e shëmtuar e dështuar ai nuk do të të ishte ofruar fare.
Realisht Ti e doje me zemër dhe nuk ia dallove dështakësinë shëmtinë e verbërinë e tij dhe pranove ta kesh në krahë një person të rrënuar nga çdo aspekt.
Largohu nga të tillë dhe lëre ta kuptoj se çfarë pasuri kishte por e humbi.
Humbja në të tilla raste është pozitive sepse vetdijëson mbi çfarë njeriu mund të humbë.
Theksoj;
E shkruar nga praktikat e punës me qëllimin të vetdijësohen në theks shumë meshkuj që sot çdo frymë që fryen i merr me vete duke e humbur diellin që ia ndriçon e ngrohë jetën.
Nuk janë raste të rralla të tilla rastet, andaj vetëdijësohuni para humbjes e më pastaj mos e kërkoni sepse ajo çka humbet mund të mos kthehet më por edhe po u kthya nuk është më kurrë e njëjta.
Femra duron por kurrë nuk harron!
Lule Alidema Psikologe Klinike
07.12.2024
Burimi/Facebook


Leave a Reply