Ishte ora dy mbas dite.
Dispepçeri më urdhëroj të merrja vagonat bosh ,të qymyrit Fu-Fu quhej vinte nga Kina për metalurgjinë në Elbasan.
Tip S.N.4 quheshin vagonat,do çaja ata në portin e Durrësit e do merrja ata plot.
Kur vete në stacione e Kavajës ,më thotë inspektori shërbimit ,hajde se të kërkon dipspeperi Durrësit në telefon.
Shkova e pyeta ,si është puna?
Dëgjo Bari do nisesh për në Golem ,po mos më vono posagjerin!
Trenat pasagjerë kishin përparësi ndaj trenave të mallit.
Mirë i thashë mos ki merak.
U hap sinjali u nisa,sa kalova thertoren e Kavajës për ju që e njifni vëndin,pashë një person që tentonte t’i dilte përpara trenit.
Kuptova që diçka e keqe do ndodhte ,dhe po i mbaja syt te objekti.
Kur u afrova rreth 20 metro si leckë e zezë e pash që u fut brënda shinave.
Frenova shumë (Rrapid), në gjuhë teknike po gjithçka mori fund.
Po vrisja mëndjen të zbres mos zbres,në rregullore nuk ishte e shkruar.
U nisa drejt viktimës.Ndihmësi më tha mos shko se do të vrasin Kavajasit.
Jo se nuk e mendoja atë episot po një forcë e brëndëshme më urdhëronte të shkoja atje.
Vajta e pashë ,kishte kaluar lokomotiva dhe 5 vagona .
Filluanë të sharat me libër familje.
Isha në pritje të dhunës fizike.
Dikush vajti e nxori zonjën që ishte e shtrirë paralel me shinat
Për fat e pa prekur fare dhe në gjëndje të mirë mendore.
Duke dëgjuar rrebeshina që ishte drejtuar nga unë thirri:
-Mos e trazoni këtë shoferin !
U hodha vet se më rreh djali.
Mbas kësaj fjale i ra të fikët.
Një skenë shumë dramatike.
Pastaj duke pasur të drejtë të pa mohueshme ju drejtohem atyre “kryengritësve” hë more ?
Shyqyr që shpëtoj kjo se do më kishit bërë kurban edhe mua.
Po pse çfar jemi ne kemi dalë nga guri apo nga druri,nuk kemi njerëz në shtëpi?.
Me rregullore nuk e kam të qëndroj i thashë po mbi të gjitha ishte njeri.
Dhe po mos kisha qëndruar, ndoshta në gjysmën tjetër të trenit do bënte ndonjë lëvizje të pa vetëdijshme dhe të vritej.
Kjo ngjarje ka ndodhur rreth 35 vjet më parë po fatkeqësisht rastet kur fëmijët keq trajtojnë prindërit dhe i çojnë drejt aktit ekstrem po shtohen.
Uroj që këto raste në pamundësi të zerohen të jenë afër zeros!
Burimi/Facebook


Leave a Reply