Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” do të përfshihet në një tjetër situatë të nxehtë duke mos gjetur qetësi. Më 14 dhjetor pritet që të zhvillohen zgjedhjet për rektorin e ri.
Në këtë mënyrë ndërsa jemi thuajse një muaj larg zgjedhjeve, Shkodra Live ka mësuar se kush pritet të jenë kandidatët në këtë garë.
Rektorja aktuale e cila u emërua në atë detyrë pas dorëheqjes së Tonin Gjuraj nga ai post pritet që të kandidojë për të marrë një mandat plotësues 2 vjeçar deri në 2028 në krye të universitetit të Shkodrës.
Rektorja aktuale Dragusha shihet si kandidatja më potenciale për t’u konfirmuar me këtë mandat plotësues.
Përballë rektores aktuale pritet që të jetë Suzana Golemi e cila në 2020 me dy vota diferencë fitoi u zgjodh në këtë post por nuk arriti që ta përfundojë mandatin sepse në vitin 2023 u shpall në kërkim nga policia si e dyshuar për korrupsion dhe marrjen e ryshfetit 150 euro për dhënien e provimit ndaj studentëve.
Pas pezullimit nga detyra e rektores, Golemi qëndroi në arrati duke mos u dorëzuar fillimisht derisa gradualisht arriti që ta mbyllë çështjen duke i shpëtuar burgut dhe një dënimi nga gjykata. Tashmë pritet të rikandidojë për mandatin plotësues në krye të universitetit të Shkodrës.
Një vit pas marrjes së detyrës, Golemi u vendos në qendër të kritikave të forta pasi deklaroi në praninë e ambasadorit turk të asaj kohe se shqiptarët dhe turqit janë vëllezër dhe se kanë luftuar sëbashku gjatë kohës së pushtimit osman. Pas një vale të madhe kritikash, Golemi u detyrua të tërhiqet nga ajo deklaratë përmes një sqarimi tjetër zyrtar.
Ndërkohë në këto 5 muaj që nga emërimi i saj rektorja Blerta Dragusha e ka përforcuar pozicionin në krye të universitetit si dhe ka vijuar në përmirësimin e imazhit të universitetit.
Prof. Dr. Blerta Dragusha shërbeu si pedagoge dhe kërkuese shkencore pranë Departamentit të Financë-Kontabilitetit, Fakulteti Ekonomik, ku kontribuon në mësimdhënie dhe kërkim shkencor që prej vitit 1998.
Fusha e saj e studimit janë investimet e Huaja Direkte, Financa e Korporatave, Përgjegjësia Sociale, Struktura e Kapitalit, Menaxhimi Financiar etj.
Është autore dhe bashkautore e një sërë publikimesh në revista dhe botime ndërkombëtare, si dhe pjesëmarrëse aktive në konferenca shkencore. Ka mbajtur postin e Drejtueses së Departamentit të Financë-Kontabilitetit gjatë viteve 2009–2016 dhe Dekane e Fakultetit Ekonomik gjatë viteve 2016-2024.
Ka eksperiencë në pjesmarrje dhe koordinim të projekteve kërkimore dhe zhvillimore me partnerë kombëtarë dhe ndërkombëtarë, si dhe eksperienca mësimdhëniejeje në Universitete Evropiane dhe Amerikane. Gjithashtu, kontribuon si anëtare në borde editoriale në revista shkencore dhe konfereca ndërkombëtare.
Si një studente ekselente, gradualisht u kthye në një prej emrave më të rëndësishëm akademik të universitetit të Shkodrës duke ngjitur gradualisht me plotë meritë shkallët e karrierës dhe duke qenë një vlerë e shtuar plot integritet
Këto kohë kanë qenë të trazuara për universitetinn e Shkodrës. Fillimisht gara për administrator, më pas dorëheqja e rektorit Tonin Gjuraj ndërsa pak ditë më parë votimi për bordin e ri dhe tashmë do jetë gara për rektorin e ri.
Tashmë ka nisur fushata edhe pse qartazi rektorja aktuale Blerta Dragusha duket e avantazhuar në këtë garë që mund të jetë e tensionuar por mbase jo aq e fortë sa vitet e mëparshme.
Burimi/Facebook/Shkodra Live


Leave a Reply