Kryeministri Albin Kurti ka uruar presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump. Në urimin e tij, kryeministri Kurti shkruan: “Urime President, Donald Trump për fitoren tuaj në zgjedhje. SHBA-ja është një aleat, mik dhe partner kyç i Kosovës dhe ne mezi presim të punojmë së bashku për progres dhe paqe”. Më parë edhe Edi Rama e ka uruar Trumpin.
Kryeministri Kurti ka pasur në mandatin e parë të Trumpit probleme me administratën e Trumpit, e dikush thotë që vetë administrata Trump ka kërkuar rrëzimin e qeverisë Kurti 1. Mendoni se në këtë mandat do të kenë raporte më të mira?
Burimi/Facebook


Leave a Reply