Më shumë se dy millionë fëmijë dhe të rinj kanë qenë viktimë e të ashtuquajturit Cybermobbing, pra mobingut përmes rrjeteve sociale, ndërsa rreth gjysmë milioni kanë menduar ndonjëherë të bërë madje edhe vetëvrasje, që janë të dhëna tepër alarmuese. E vendi ku më së shumti bëhet mobingu, janë shkollat, ku nxënësit bien viktimë e të tjerëve. Në studimet e publikuara sot thuhet se të patkën dy milionë nxënës kanë qenë viktima vetëm gjatë vitit të kaluar 2023. Gjendja në shkolla është përkeqësuar në krahasim me vitin 2022, thuhet në studimin e Shoqatës kundër Cybermobbing. Gati 70 për qind e mësuesve thonë se ata më nuk mund ta zgjidhin këtë problem në shkollla, që është gati dyfish më shumë se një vit më parë.
Sa i përket nxënësve, rreth 12 për qind prej tyre pranojnë hapur se kanë qenë të paktën njëherë ose më shumë viktimë e mobingut nga bashkëmoshatarët dhe të tjerët. Por dyshohet se shifra është shumë më e lartë. Numri i rasteve të mobingut është shtuar me numrin e celulaërvve në shkolla, sepse nxënësit kalojnë në telefon rreth 3,4 orë në ditë. Ndërkohë që gati 90 % e prindërve nuk i kontrollon ata fare se çfarë bëjnë në internet.
Katatrofale është që gati çdo i katërti fëmijë që ka qenë viktimë e mobingut në rrjete ka menduar ndonjëherë të bëjë vetëvrasje, që është gati 500.000 nxënës. Mobingu më së shumti zhvillohet përmes rrjetit Whatsapp (77 %), pastaj TikTok (57 % ), Snapchat (50 %) dhe Instagram (45 %). Prandaj, nuk do të ishte keq të shikoni fëmijët tuaj ndonjëherë se me çfarë shoqërie po sillen dhe cilat janë problemet e tyre në shkollë dhe në rrjetet sociale.
Burimi/Facebook


Leave a Reply