Nga Genti Pulti
Përtej kostove politike dhe jo vetëm që ka shkaktuar ndër vite Ilir Meta k’tij vendi, mënyra e arrestimit është tregues i institucioneve kartoni, të cilët s’kanë as më të voglin respekt për atë çfarë përfaqësojnë, duke bërë “spektakël rrugëve”!
Ilir Meta, nuk i ka paraprirë ndonjë arratisjeje të mundshme, edhe pse gjuha e tij e përdorur ka qenë tregues i shqetësimit ndaj hetimeve, ai e ka bërë të ditur se nuk do merrte kurrë një veprim të tillë!
Ndërkohë, ish zëvendësi i kreut të qeverisë së sotme, një nga qeverisjet më skandaloze të historisë të k’tij shteti, ku pushtetet ndahen bandash, një nga eksponentët më abuzues dhe simbol i korrupsionit të k’tij vendi, Arben Ahmetaj, largohet një ditë para daljes së urdhërit të arrestit, dhe kërkon mbrojtje politike në shtetet e tjera, nga shteti që e batërdisi!
SPAK, një institucion “de facto” shtesë politike, dhe “de jure” një levë për privilegjet e bandës aktuale qeveritare qendrore dhe lokale!
“Show must go on…”, është parrulla e SPAK!
Një ish President, ish Kryeminstër, arrestohet si bandit në mes të Republikës së Shqipërisë, pa as më të voglën indicie arratisjeje!
Një ish zv/Kryeministër arratiset si bandit nga Republika e Shqipërisë, duke mos besuar te drejtesia që votoi, te qeveria që drejtoi.


Burimi/Facebook/Elona Caslli


Leave a Reply