Befasisht,pa u konsultuar me askend,ne nje tribune nderkombetare dhe në nje gazete me ndikim ne politiken botrore,ati yne,Edi Rama deklaroi mundesine e krijimit të nje mikroshteti sovran ne zemer te Shqiperise,ne kryeqytetin Tirane.
Flitet e çfare nuk flitet.
Ne nje kohe kur fryma kombetare eshte rritur,shqiptaret po presin me shprese,angazhimin e nderkombetarve per bashkimin e tyre,kombetar;po presin rreagimin e politikes euroatlantike per korigjimin e padrejtesive te medha,qe ju bene shqiptarve ne vitet e shkuara.
Berlini 1878,Londra 1913,Parisi 1919 e te tjera si keto kane mbetur ne historine e shqiptarve si vite te zeza, kur perfaqsues te shteteve te medha e ndane territorin e shqiptarve prej afro 100 mije km2,ne gjashte shtete.Me keto vendime kriminale,ata i hapen Ballkanit-gadishullit ilirik,plage te medha,qe akoma sot pikojne vuajtje e gjak.Keto vendime te padrejta,fuqite e medha te kohes i moren ndaj nje populli te pafajshem,qe e donte me shpirt lirine.
Sot e verteta ka marre dhene dhe te gjithe e dine se ne çfare kushtesh dhe per çfare aresyesh, Europa u suall brutalisht e pa dhimbje ndaj shqiptarve.Nje shenje reflektimi,i mbetur ne miniature ishte qendrimi i Merkelit ne vitet e fundit te mbreterimit te saj ne Gjermani.
Ajo deklaroi se shqiptarve ja kemi borxh bashkimin e trojeve ne nje shtet te vetem ne Ballkan.
Edhe Makroni,ne viziten e pare te nje presidenti francez ne Shqiperi u detyrua te na ledhatojë sedren e te deklaroje se ju shqiptaret jeni krijuesit e frymezuesit e Europes.
Qe te dy keto qendrime te liderve te dy vendeve te fuqishme europiane u thane e si disa te tjere mbeten ne kujtesen tone e u treten si kripa ne uje,pa vepra konkrete ne dobi te bashkimit te shqiptarve te ndare.
Keto qendrime europiane,te kahereshme vazhdojne edhe sot,per te kulmuar me sanksionet qe i kane vene Kosoves,per ta nenshtruar e per ta detyruar te leshoje perseri toka e troje nga Kosova e mbetur.
Serbet vrasin,presin e dhunojne shqiptare e demet i paguajne po shqiptarët.
Ne keto kushte,shpresa tek nderkombetaret eshte tretur e rendesi te veçante kane marre puna e perpjekjet e vete shqiptarve,per te marre ato qe kemi humbur e per te ruajtur keto qe kemi trashiguar nga te paret tane.
Lufta e shqiptarve ne Kosove,Maqedoni,Kosove lindore si dhe perpjekjet e tyre ne Çameri,Sanxhak e Mal te Zi janë lare me gjak e djerse.
Fitorja ne Kosove ishte historike e nderkohë,humbjet ne paqe janë te turpshme e te frikshme per te ardhmen.
Ne keto situata ka ndikuar edhe politika shqiptare e cila e filloi me Ballkanin e hapur e ftohjen me Kosoven,per te arritur ne veprime publike skandaloze,ku KM yne kerkon,qe serbeve ti plotsohen kerkesat e bera me pare,ne marveshjet faqezeza te viteve 2013 e 2015 te Mustafa-Thaçit me Tadiç-Vuçiçin e Serbise.
KM i Shqiperise i qan hallin Serbise,pa bere asnje perpjekje serioze,per te dalë ne mbrojtje te interesave te shqiptarve e Kosoves ne rrajon.
Kjo linje,qendrimesh preku majat me deklaratat e fundit te tij ne gazeten New York Times si dhe në tribunen e Oganizates se Kombeve te Bashkuara,ku deklaroi krijimin e nje shteti bektashian,ne qendren e shqiptarve ne Tirane.
I madh e i vogel “jane mrekulluar” nga ky propozim absurd e i padegjuar kurre me pare.
Te gjithe po flasin e po broçkullojne sipas interesave te vendeve ku hane e ku pine perdite ndonese ka edhe te tjere qe e vuajne e jane tronditur me deklaratat e KM tone.
Nuk do te ndalem tek historia e bektashizmit ne Shqiperi dhe as tek argumentet ne favor te krijimit te nje Vatikani te Dyte,kete rradhë bektashian ne zemer te Shqiperise.
Qytetarë,gazetarë e analistë po hamendesojne.
Disa thone se KM yne eshte detyruar ti hape rruge,presionit amerikan per ta zhgulur bektashizmin nga Irani i cili ndodhet ne pozita armiqsore me politikat amerikane ne rrajon.
Te tjere thone se Rama i eshte nenshtruar presionit sllavogrek dhe mikroshteti bektashian eshte preludi…!
Më vone do te vine kerkesat greke per vorioepirin,kerkesat serbe per Kosoven e veriun e Shqiperise,kerkesat me baze fetare te muslimanve,ortodokseve,katolikëve e keshtu me rradhe.
E mbi te gjitha,pas asociacionit mund te vine kerkesat e kishes ortodokse serbe,per nje pavaresi territoriale brenda republikes se Kosovës e Mikroshteti bektashian mund te ishte nje shembull per tu konsideruar.
Ka te tjere qe po thone se ky shtet do te jete nje parajse fiskale,ku mund te flene te patrazuara paratë e krimit,te politikaneve te korruptuar e miliardere.
Nja analist deklaroi keto dite,se Presidentin Hercog te Izraelit e priten ne Tirane,vetem Baba Mondi dhe KM yne RAMA.
Eja e gjeja fundin ketyre hamendësimeve ndonese ato po qarkullojne gjitheandej e më shume se kurre.
Ne kete situate,në vend qe te punojme per bashkim kombetar do te perqendrohemi tek keto qe kemi,duke u dridhur se mund ti humbim nje dite.
Nga të gjitha këto,propozimi per krijimin e nje mikroshteti bektashian ne Shqiperine e mbetur,nuk me rrezulton i thjeshte por shume i koklavitur e ogurzi.
Ndonese eshte ne kundershtim me Kushtetuten e Shqiperise e ndonese nje veper e tille nuk eshte ne doren e KM tone te rradhes,thjesht propozimi i bere preke interesat tona kombetare.Ai e largon vemendjen e perqendrimin e shoqerisë shqiptare nga probleme me madhore qe lidhen me te drejtat dhe lirite themelore dhe Bashkimin Kombetar te shqiptarve.
E ndjej per detyre qytetare te them se propozimi i KM tone te nderuar,nuk duhet trajtuar si shashke,por si nje projekt afatgjate,që prekë rende interesat kombetare,shqiptare ne ILIRIK.!
Dashamir URUÇI
Tiranë,më 25 shtator 2024.
Burimi/Facebook


Leave a Reply