Zekerija Idrizi: dorëshkrimi “Portrete shkrimtarësh”
Agron Tufa është poet, prozator, shkrimtar, eseist, përkthyes dhe studiues i letërsisë.
Jeta
Tufa u lind në Dibër në vitin 1967. Ndoqi studimet për letërsi në Universitetin e Tiranës. Më vonë vazhdoi studimet në Moskë, ku u diplomua në Filozofi Arti, e me pas perfundoi ciklin e tretë të studimeve në Teori Përkthimi, me përqëmdrim të veçantë në krijimtarinë e poetit Joseph Brodsky.
Agron Tufa ka dhënë mësim në Fakultetin e Historisë e Filologjisë në Tiranë, lëndët Letërsi e huaj e shekullit të XX, Teori Përkthimi e Letërsi Ruse. Tufa është Doktor i Shkencave filologjike. Deri në fund të nëntorit 2019 ka mbajtur postin e Drejtorit Ekzekutiv të Institutit të Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit; pedagog titullar i Letërsisë së Huaj të shekullit XX në Fakultetin Filologjik në Tiranë; pedagog me kohë të plotë në Kolegjin Universitar “Bedër”.
Studimet
Tufa ka filluar studimet për Gjuhë-Letërsi në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Tiranës, në vitin 1991. Ai bënte pjesë në grupimin dhe shoqatën e poetëve të rinj avanguardistë (“E-PËR-7-SHME”). Gjatë kohës së studimeve ka punuar gazetar kolumnist dhe gazetar kulture në “Zëri i Rinisë”. I ndërpreu studimet në vitin e katërt me daljen e të drejtës së studimit në Institutin e Letërsisë Botërore “Maksim Gorki” (Литературный институт им. А. М. Горького) në Rusi. I finalizoi studimet (1994-1999) me diplomimin në studimin e krijimtarisë së poetit disident, nobelistit rus Josif Brodskij. Studimet pasuniversitare i kreu në Institutin e Kulturave Europiane (IEK) në vitin 2001. Gjatë periudhës 1996-2001 ka qenë lektor i gjuhës, folklorit e letërsisë shqipe në Institutin Shtetëror Moskovit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare (MGIMO).
Nga viti 2011-2019 ka qenë Drejtor Ekzekutiv i Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit (ISKK).
Publicistika
Ai ka kontribuuar në një masë të konsiderueshme edhe në publicistikën shqiptare
Përkthimet
Agron Tufa ka përkthyer disa autorë rusë, mes të cilëve Joseph Brodsky, Anna Akhmatova, Osip Mandelshtam, Boris Pasternak, Andrei Platonov, Mikhail Bulgakov, Vladimir Nabokov, dhe Vladimir Sorokin.
Veprat Letrare
Kronologji e botimeve
1991 – “O moj Shqypni dhe lirika të tjera”, antologji poetike, bashkëautor,
1996 – “Aty te portat Skee”, poezi, Onufri ”
1998 – “Dueli”, roman, revista Aleph, “Ora” (ribotim 2002, 2007, “Fjala” botim i tretë, Onufri 2016 – botim i katërt)
2002 – “Rrethinat e Atlantidës”, poezi, Aleph
2002 – “Fabula Rassa”, roman, Ideart
2002 – “Janusi qindfytyrësh”, esse, Pro-Kultura, Tetovë,
2004 – “La Prueba della tierra”, bashkë-autor (Përmbledhja poetike në spanjisht)
2004 – “Mërkuna e Zezë”, roman, Toena 2005, 2009
2005 – “Avangardë engjëjsh”, poezi, Ideart 2005.
2007 – “Fryma mbi ujëra”, poezi, “Fjala”
2007 – “Nove poesie” – botim dygjuhësh “La stanza del poeta”, Formia, Itali
2008 – “Dibra me sytë e të huajve” (Monografi), “MB botime”, Tiranë
2008 – “Antologjia e poezisë shqipe bashkëkohore” (“Onufri” 2008, Hartoi B. Kuçuku), bashkautor
2008 – “Antologji bashkëkohore e poezisë shqipe”, “Poes” Athinë 2008 (Hartoi Romeo Çollaku), bashkautor.
2008 (tetor) – “Letërsia dhe procesi letrar ne shekullin XX”, vol I dhe II, SHBLU
2009 Antologjia e poezisë shqipe e shekullit XX (në serbisht, Akademia DUKLA, Podgoricë, 2009)
2009 – “Thembra e Akcilit” – Sh.B “Prizmi” (kolana Zambak), Tiranë 2009, M&B botim i dytë, 2014
2009 – “Tenxherja”, roman, “Toena”, Tiranë 2009, Koha Ditore, Prishtinë 2010
2010 – “Gjurma në rrjedhë” – Poezi – “Ditët e Naimit”, Tetovë,
2010 – “Kuja e Mnemozinës” – studime shkencore – “Pika pa sipërfaqe”, Tiranë
2012 – “Fragmentet e Gjësë”, vëllim poetik, sh.b. “OM”, Prishtinë 2012
2014 – “Nga hiri i të vdekurve”, përmbledhje me ese, MB Botime, Tiranë
2015 – “Gurit të varrit ia rrëfej”, roman, Onufri, Tiranë 2015
2016 – “Kafsha apo fantazma”, vëllim poetik, Onufri, Tiranë 2016
2019 – “Zonja Asnjeri dhe Zoti Askurrkush”, vëllim poetik, Tiranë, Onufri 2019
Përgjatë më shumë se 20 vjetëve krijimtari, ka botuar vëllime poezish: Aty te portat Skee, Rrethinat e Atlantidës, Avangardë engjëjsh, Fryma mbi ujëra, Gjurma në rrjedhë; romane: Dueli, Fabula rasa, Mërkuna e zezë, Tenxherja, Gurit të varrit ia rrëfej; ese: Janusi qindfytyrësh, Kuja e Mnemozinës, etj.; libër me miniatura: Thembra e akcilit, si dhe ka përkthyer poetët dhe shkrimtarët më të mirë rusë në shqip: Osip Mandelshtam, Josif Brodskij, Olga Sjedakova, Boris Pasternak, Andrej Pllatonov, Danjill Harms, Jurij Llotman, Vladimir Prop, Tolstoj, etj.
Ka marrë shumë çmime kombëtare dhe ndërkombëtare – Penda e Argjendtë për romanin më të mirë (Fabula rasa). Në 2009 fitoi Çmimin e Madh Letrar (kombëtar).
Poezitë e tij janë përkthyer në anglisht, frëngjisht, italisht, gjermanisht, spanjisht, rusisht, rumanisht, polonisht, sllovenisht, etj.
Dr. Agron Tufa ka ligjëruar lëndën e Letërsisë së Huaj të shek.XX në Fakultetin Filologjik të Tiranës. Në nëntor 2019 u largua nga Shqipëria si pasojë e kërcënimeve me vdekje për shkak të detyrës si Drejtor Ekzekutiv i Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Tiranë, Shqipëri.
Uroj që Agron Tufa të ketë shëndet, mirëqenie dhe suksese të tjera të ardhmen në fushën e botimeve studimore e letrare!
Me respekt dhe konsideratë atdhetare:
Zekirija Idrizi Shkup
Berlin
‘














Burimi/Facebook/Krijime ne poezi dhe proze


Leave a Reply