Eshte per tu admiruar fakti qe vazhdon ne mase te gjere mbeshtetja e anetareve te komunitetit tone per godinen e re te shkolles Shqipe. Shume biznesmen dhe pse janë të zënë me bizneset e tyre e gjejnë kohën për të ndihmuar dhe për të bërë në maksimum për shkollën Shqipe. Jane të shumtë ata qe kanë mbeshtetur ne te kaluaren dhe vazhdojne te gjenden prane ne misionin e shoqates.Gjergji Llazar Vero eshte pronari i kompanise E&G Enterprise Incorporated. Ai eshte nje biznesmen i njohur ne komunitetin tone dhe nje kontribues i rregullt i shoqates “Bijtë e Shqipes”. Gjergji e ushtron aktivitetin e biznesit ne fushen e ndertimit në shtete të ndryshme të Amerikës. Disa muaj te shkuara Gjergji mbuloi shpenzimet per te gjitha dyert e jashtme (pervec deres kryesore) te godines. Gjithmone i gatshem me bujarine e tij Gjergji na kontaktoi perseri dhe dhuroi financiarisht per te blere dyert e brendshme. Ai u interesua personalisht duke telefonuar kompanine e dyerve per te siguruar qe dyert te ishin material cilesorë.
I nderuar Gjergji, Shoqata Mbarëshqiptare Social Kulturore “Bijtë e Shqipes” Philadelphia ju falenderon dhe është shumë mirënjohese për punën dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme për shkollën Shqipe dhe shoqatën tone!
Ju urojme suksese në biznesin tuaj dhe shëndet e mbarësi në familje!
Kryesia e Shoqatës “Bijtë e Shqipes” Filadelfia


Burimi/Facebook/Bijte E Shqipes


Leave a Reply