Një studim i ri tregon se sot të rinjtë komunikojnë gjithnjë e më shumë, derisa në anën tjetër, dalin gjithnjë e më pak.
Rregulli i tri ditëve, respektivisht rregulli se duhet pritur thirrjen deri në tri ditë pas takimit të parë, tanimë nuk ekziston. Në fakt, 78% e meshkujve, falë metodave moderne të komunikimit, shumë shpejt, apo menjëherë pas takimit të parë, do të kontaktojnë me femrën që iu intereson, me e-mail, apo mesazh sms.
Kur flitet për femrat, 48% prej tyre, që para takimit të parë, bëjnë hulumtime rreth partnerit të tyre potencial në internet: kryesisht në “Facebook” dhe “Google”. Vetëm 7% e pjesëmarrësve në studim kanë deklaruar se njihen me personat e gjinisë së kundërt në kafene, meqë një numër gjithnjë e më i madh njoftohen “online”, apo me anë të miqve të përbashkët.
Deri në 47% të femrave duan menjëherë ta marrin vesh se çfarë pune bën dhe me çka merret partneri i tyre potencial, kurse shumica e meshkujve kur dëgjojnë pyetjen “ku punon?”, në fakt dëgjojnë “Sa fiton?”.
Për t’i evituar keqkuptimet, biseda rreth punës, në takimin e parë le të marrë vetëm 10% të kohës. Në takimin e parë mund të bisedoni rreth ushqimit, apo rreth udhëtimeve, meqë më lehtë është që të niseni nga disa tema të përgjithshme. Dhe, mos iu besoni shumë të dhënave që i gjeni në internet, meqë ato mund të jenë të rrejshme.
http://www.informohu.de
Per”Alba – Dansk” Shkodrani



Leave a Reply