OPERA HISTORI…
PERSONAZH
Lukë Kaçaj Bas bariton Nder i Kombit…
1926 – 2001)
Lukë Kaçaj është një ndër artistët e mëdhenj të skenës lirike shqiptare.
U lind më 19 korrik 1926 në Bajzë të Malësisë së Madhe. Dhuntitë e tij të pazakonta muzikore u dalluan që në kohën, kur vazhdonte gjimnazin e jezuitëve “Ilirikum” në Shkodër, me mësues At Martin Gjokën, periudhë gjatë së cilës u njoh me mjeshtrat e mëdhenj të muzikës botërore. Aftësitë e tij prej këngëtari të madh shënuan një stad më të lartë të artit shqiptar dhe atij botëror. Bas baritoni e nisi karrierën e tij artistike në Korin e Përgjithshëm të Shtetit dhe në Ansamblin e Ushtrisë si solist dhe si korist ( 1947-1950). Në vitet 1950 -1955 ndoqi studimet e larta për kanto pranë Konservatorit “P.I. Tchaikovsky” në Moskë, ku u perfeksionua si një bas i shkëlqyer. Gjatë periudhës së studimeve dha koncerte e interpretoi arie e pjesë të ndryshme nga literatura muzikore botërore në konservator edhe në skena të tjera, ku shkëlqeu në mënyrë të pakrahasueshme dhe u vlerësua si një nga këngëtarët e rrallë të përsosur të muzikës klasike dhe operistike, që kish nxjerrë konservatori.
Pas kthimit në atdhe, u emërua solist në TOB, ku realizoi mjeshtërisht role të paharruara nga operat shqiptare dhe botërore, duke u bërë një ndër artistët më të njohur e të preferuar në Shqipëri. Ka interpretuar në mjaft vepra operistike si: Don Basilio, në operën “Il barbiere di Seviglia”; Rene, në operën “Jollanta”; Gjini, në operën “Mrika”; Babai i Dritës, në operën “Pranvera”; Aleko, në operën “Aleko”; Nourabadi në operën “Peshkatarët e perlave”; Collin, në operan “La Bohème”, etj. Zëri i tij ishte dhe mbeti vlerë e vyer e pasurisë sonë kulturore. Në vitin 1966 karriera e tij skenike ndërpritet dhe emërohet pedagog i kantos në Institutin e Lartë të Arteve dhe jep kontributin e tij të çmuar në përgatitjen e brezit të ri të këngëtarëve. Kjo karrierë skenike ndërpritet në mes, në vitin 1973, kur Luk Kaçaj burgoset nga regjimi i asaj kohe. Nderimi për meritat e tij, yllit të skenës lirike shqiptare Lukë Kaçaj iu bë pas vdekjes, në vitin 2009 me vlerësimin e merituar “Nder i Kombit”.
Burimi/Facebook/Miqte e Artit /Leonard Koja


Leave a Reply