
Je në thellësitë e syve të mi,
ku lëvrojnë të detit dallgë,
dashuria ime e pafund je ti,
Durrës,dhimbja ime, je plagë.
Je në kaltërsinë e valëve,
që mbushin shpirtin tim,
mes durimit e halleve,
je i pafund frymëzimi im.
Je ndriçimi i hënës së argjendtë,
në netët brilante e të gjata ,
mendimi larg teje më çmend ,
me trishtimin më shoqëron nata.
Je rrezja e diellit të artë,
pikë shkëlqimi ti je vetë,
ngrohtësia e zemrës së ngratë,
në brigjet e tua marrë jetë.
Me flladin e pastër si balerinê,
aty ku u rrita dhe dua të plakem,
s’dua të të them kurrë lamtumirë,
në dashurinë tënde të përflakem !.
Trandafile Molla Baja
Novara Itali
Burimi/Facebook


Leave a Reply