Nga Manjola Kraja
Gruaja e pallatit përballë, tashmë për të gjithë lagjen, është ajo gruaja e vetmuar e cila çdo mëngjes bën shëtitjen e saj rreth pallatave me qesen e kuqe lecke, të dale boje, por me doreza të forta që rrinë shtrëngueshem te dora e saj e hollë delikate.
Ne veshjet e saj shumëngjyrëshe të kombinuara keq, ku ndonjëhere shapkat ose këpucet nuk i përkasin njëra -tjetrës, dallojnë floket e saj të pakrehura, ku çdo herë ka nje shami në formë fjongoje të madhe ngjyre të verdhë, e cila e bën ate qesharake, ku çdo njeri që nuk e njeh, kthen kokën duke e parë me nënqeshje.
E shoh me kureshtje dhe ndoshta ndonjëhere me keqardhje dhe shpesh ënderroj t’i them: Hiqe atë shall te mallkuar, nuk e kupton që të tallin dhe mendojne se ti ke probleme? Të lutem hiqe! Madje në fanatazitë e mia hollivudiane, unë kam shkuar shpesh dhe ia kam hequr me forcë, dhe ia kam flakur tutje si një veprim kalorsiak ku vete Don Kishoti do më kishte zile! Nejse.
Sot në market , shoh gruan fjongoverdhë. I buzëqesh dhe nuk ngurrova ta shihja atë fytyrë të rrudhur por me tipare te bukura dhe te mprehta qe tregonin për një bukuri të hershme.
– Pse më sheh ashtu? – më pyeti pak e nervozuar dhe me ton të ashpër, por të qetë.
– Sepse mendoj që ke qene shumë e bukur e re !
– Vertetë? – Sytë iu çelën dhe fytyra u bë diell!
– Të pëlqen shamia ime? –
– Shume i thashe!
Qeshi dhe iku kaq e dlirë.
Shamia nuk eshte një aksesor, por e gjithë fuqia për të qenë dhe ajo pjesë e këtij komuniteti, për t’u thënë njerëzve: ” Unë ekzistoj. Më shihni! Nuk ka rëndesi çfarë mendoni për mua. Thjesht duhet ta dini që unë ekzistoj.
Shoh në tik tok e rrjete sociale, njerez nga hiçi të cilët bëhen të famshëm për shkak te problemeve të tyre mendore.
Bëjmë humor me atë djalë që jeton në majë të malit, dhe e vetmja mundësi që ka t’i tregojë botës që ekziston është të këndojë ose kërcejë dhe shume vajza, e gra ku çdo herë me habisin ku e gjejne guximin te ekspozohen ne keto rrjete, megjithëse e dinë që do tallen, ne do t’i bullizojmë e do kalojmë pasditet , e do shpërndajmë videot e tyre. Dhe kjo eshte e trishtë.
Valuta e ketij shekulli nuk është Paraja, por Vëmendja.
Burimi/Facebook
Leave a Reply