Kryesia e shoqates “Alba – Dansk” ,ben nje urim special per djaloshin nga kosova Xherdan Shaqiri, qe ngriti flamurin e shtetit me te ri , atij te Kosoves. Ishte nje nder gjetjet me te bukura, ku te gjithe shqiptaret e tjere duhet ta ndjekin shembullin e tij. Sot me shume se kurre ne, te gjithe shqiptaret ku do ku jemi dhe ku do ku jetojme duhet ti shpenzojme te gjitha energjite tona ,per lobimin e shtetit te Kosoves me flamurin qe ajo ka momentalisht. Cdo kush qe mendon ndryshe e ka gabim. Morem vesh qe “Kuq e Zinjet” nuk e kane pritur mire dhe e kane kritikuar, por nese e doni Kosoven edhe ju duhet te loboni me ate flamur qe ka momentalisht Kosova. Keto jane ambasadoret e sotem te kosoves. Bejeni edhe ju dhe hajde te gjithe se bashku te lobojme me ate flamur,sepse flamuri i kombit mbetet gjithmone po ai dhe eshte e do te jete i pavdekshem nder shekuj.
Me nderime
Kryesia e Shoqates ” Alba – Dansk” .
Me shum deshir kam dashur te marr edhe flamurin KUQ E ZI por kam pasur penges nga UEFA.
Se nuk me lejoshin me flamurin kuq e zi te festoj.
Se me thojshin je me prejardhje nga KOSOVA jo nga SHQIPERIA.
Por sidoqoft siq ju premtova qe do e marr me veti flamurin.
Kshtu qe ky trofe shkon per te gjith SHQIPTARET me respekt XHERDAN SHAQIRI
Shaqiri: Jam krenar me Kosovën
Shqiptari më i famshëm në futbollin botëror, Xherdan Shaqiri ka rrëfyer ekskluzivisht për gazetën “Sport” ndjenat e tij për Kosovën, Shqipërinë, Bayernin, Baselin e ndeshjen me Argjentinën.
Ai ka thënë mes tjerash se është krenar me vendin prej nga vjen, Kosovën. Pohon se në Facebook e kanë quajtur tradhëtar, por kurrë nuk e ka ftuar Shqipëria, dhe flet për ndjenjën e të shënuarit ndaj Argjentinës.
Ju ftojmë ta lexoni intervistën e plotë.
SPORT: Xherdan, fillimisht na tregoni si u ndjetë pas golit të shënuar ndaj Argjentinës së Lionel Messit?
SHAQIRI: Ishte mirë. Nuk është lehtë t’i shënosh Argjentinës. Më i lumtur do të isha po të mos humbnim. Messi është lojtari më i mirë në botë, së bashku me Ronaldon.
SPORT: A jeni takuar, para, gjatë dhe pas ndeshjes me Messin, si dhe a kishit ndonjë kontakt gjatë lojës?
SHAQIRI: Jo valla. Nuk munda ta takoja pas ndeshjes. Përveç kur i kam zgjatur dorën para lojës, nuk kam pasur kontakt tjetër me të.
SPORT: Kush e mori fanellën e Messit pas ndeshjes. Ishte ndonjëri nga shqiptarët që e mori atë?
SHAQIRI: Jo ne nuk e morëm. Unë nuk i kam kërkuar fanellën, pasi edhe ashtu e kishte pa emër në shpinë. Atë e mori Senderos.
SPORT: Mediat botërore të kanë krahasuar me Messin. Madje të quajnë si Messi i Zvicrës.
SHAQIRI: Është shumë mirë. Ai është lojtari më i mirë në botë, por ne kemi dallim të madh. Ai ka stil tjetër, unë tjetër.
SPORT: Në ndeshjen ndaj Argjentinës, kishte shumë shqiptarë në stadium, të cilët valonin edhe flamujt shqiptarë. Krahas tyre ishte një pankartë ku shkruante “Shaqiri, Messi i Zvicrës”.
SHAQIRI: E kam parë atë pankartë para lojës kur kemi dalë të nxehemi. E shikoja disa herë dhe sigurisht më motivonte. Më besoni, zemra po më çelet kur po i shoh flamujt shqiptar dhe të Kosovës në stadium. A e keni parë, në atë pankartë ka qenë edhe flamuri i Kosovës, Shqipërisë dhe Zvicrës?
SPORT: Ndaj Argjentinës keni luajtur katër shqiptarë nga fillimi. Mendon se kjo ishte një Kombëtare gjysmë shqiptare?
SHAQIRI: (qesh). Mirë e ke. Krejt shqiptarë gati jemi bërë. Është mirë kur ka sa më shumë shqiptarë. Ne jemi krenar prej nga vijmë dhe nuk e harrojmë vendin tonë. Madje të gjithë kemi qenë ofensiv (në sulm), dhe mund të thuhet se shqiptarët e sulmonim Argjentinën.
SPORT: Para disa javësh nënshkruat për Bayern Munchen. Pse zgjodhët pikërisht Bayernin?
SHAQIRI: Në Bayern është tjetër botë. Është klubi më i mirë në Gjermani dhe ndër më të mirët në Evropë. Kam pasur oferta edhe nga Turqia e Rusia, si dhe vende tjera, por Bayerni është klub i madh dhe po ashtu s’ka qenë asnjë shqiptar në këtë klub. Doja të jem unë i pari.
SPORT: Në Kosovë shumë shqiptarë tashmë janë bërë për Bayernin.
SHAQIRI: (Qesh), e di, se edhe këtu shqiptarët që janë në Zvicër kanë filluar ta duan Bayernin.
SPORT: Në Bayern keni marrë numrin 17. Pse këtë numër?
SHAQIRI: Jo, jo. Nuk është ai numri im. Ata e kanë bërë vetëm një fanellë me atë numër. Unë ende nuk kam vendosur.
SPORT: Atëherë, çfarë numri do të merrni?
SHAQIRI: Nuk e di. Do të vendosi verës kur të shkoj. Do të shoh cilët janë të lirë.
SPORT: Në Kosovë mendohej se keni zgjedhur numrin 17 për shkak të pavarësisë së Kosovës (17 shkurt).
SHAQIRI: Nuk është numër i keq edhe 17, pasi po përshtatet me pavarësinë. Ky numër më ka sjell fat edhe në Basel dhe të shohim, ndoshta do ta kem 17-shin edhe në Bayern.
SPORT: Granit Xhaka para disa ditësh ka ndihmuar klubin e Prishtinës me fanella dhe topa. Ju, a e keni ndërmend ta ndihmoni ndonjë klub në Kosovë?
SHAQIRI: Po, do ta ndihmoj Dritën. Së bashku me vëllain tim dhe familjen time do ta ndihmojmë me fanella dhe gjithçka çka shkon për një lojtar. Kur të kemi kohë do t’ua dërgojmë.
SPORT: Jeni tifoz i Dritës?
SHAQIRI: Po. Jam nga Gjilani dhe jam tifoz i Dritës. Aty luan edhe djali i axhës tim, Afrimi. Por, në cilin vend është Drita, më duket lart në tabelë? (Pasi i tregojmë vazhdon). Qenkan mirë. Shpresoj të bëhen kampion.
SPORT: A e përcjell futbollin e Kosovës?
SHAQIRI: Po, e përcjelli emisionin në RTK të dielave. Sa herë bëhet ora 22:00 i shikoj ndeshjet, golat. Sigurisht ka dallim të madh, këtu ku luaj unë kemi shumë shikues, por edhe atje nuk është keq, duket se nuk ka shumë shikues.
SPORT: Deri më tani nuk keni dhënë ndonjë deklaratë për Shqipërinë. Në kualifikimet për “Brazil 2014” do të luani dy herë me Shqipërinë. Çka mund të na thuash për këto dy ndeshje?
SHAQIRI: Duhet ta shikojmë mirë. Nuk e di a do të jetë rrezik në Shqipëri. Kam dëgjuar se tifozët janë të rrezikshëm. Mua në ‘facebook’ më kanë shkruar shumë sende, më kanë thënë se jam tradhtar, çka nuk është e vërtetë sepse mua nuk më ka thirrur Shqipëria, prandaj nuk e di si do të jetë në Shqipëri. Por, në Zvicër besoj se do të kalojmë më mirë.



Leave a Reply