Shkodër… të falem ty
bukuroshe,
për trupin tand t’njomë, t’plot’ e t’hollë
të shplamë prej lumenjve që me andje t’përqafojnë
e shtërngojnë duert fort posht kalasë
që me t’ndi me tanë qenien.
Shkodër t’falem
për format tueja t’lakmueshme,
për lekuren tande t’elmueme
delikate,
t’bardhë,
që n’bardhsi syt mi verbon…
Për flokt e tueja
që ti e’lmon era tanë përkëdheli
e t’valviten n’ajer si fije shpresash t’arta
dhe t’rreshkasin nepër supe,
si uj’ ujvarash.
Shkodër… të falem
për ata sy t’xhevahirt, t’qeshun
t’magjishem
t’shkruem me ngjyrat e qetsis,
për ata sy t’mbushun plot’ jet’ e shpresë
që n’zemra t’njerzve t’thame prej skamjes
m’bjellë farën e ambel t’hares,
si prandvera
kur vesh trupnat e lakuriqt t’pemëve
me kmishen e sajë shumngjyrshe
me ngjyra t’kandshme, e t’ndezuna,
e ju kthen kangen zogjve
që i kthejnë natyrës jeten,
ashtu ju kthen dhe ti njerzve humorin
e njerzit knaqen e pa pas asgja,
Shkodër… të falem ty
për shiqimin e atyne sy magjepsës
t’pa djallzuem,
t’dashtun,
që më marrosin
mi pushtojn ndjesit,
mendjen ma helmatosin,
e m’bajne gjakun t’më vlojë.
Shkodër
të falem ty zonjush
për sjelljen tande t’edukume
t’bujarshme,
mikpritse,
e prej dashnis t’gjithkuj t’llastume,
për krenarin, mendjen menemadhe
e t’mprehtë,
për thjeshtesin e t’jetuemit,
për elegancen e t’kenunit vet’vetja
që m’perfton n’admirimin tand.
Shkodër…. të falem
për buzqeshjen tande shpirtnore
t’hareshme,
frymzuese,
që jetën ma zgjatë
e m’ban qënien t’më gjallnohet…
për buzët e tuja t’kuqe
t’virgjëna,
t’brishta,
simbojt e nji zjarri t’fashitun,
bukuri fatale hyjnish.
Shkodër të falem
për oborret e luleborave
ku edhe shejtnit ndalen për me pushue
e lakmojn me dishrim parajsen e t’gjallëve.
Për lulet nepër ballkone
që mbushin rrugat me aromë, t’falem Shkoder,
për shtatin tand t’veshun me vel t’historinave,
për rrugicate ngushta, t’kalldramta
ku u rrita, e përdit vjetrohem
e ku njerzit dashunohen, puthen fshehtas
tu i thanë sekretet mureve t’nalta t’rrugicave
e natës kurjoze që veshton, i luten mos me i padit,
e hana n’heshtje vetare t’pa sosun
buzqeshë prej n’shpat t’malit përmbi liqen
e ndriçon ma fort
prej emocjoneve t’dashunive hyjnore.
Shkodër të falem ty
hyjnesh;
për aromen tande t’luleve t’blinit
që m’hedhë ndër hund,
e kur iku, s’ta ndi ma aromen tande
jetojë
me ndjesin e v’dekjes për ty,
dhe vetëm at’her kur te ti kthehem
ndjejë
se ngihem me frymë,
Shkodër.
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply