Se çfare pasojash pati per sigurine tone kombetare vendosja e muxhahedineve iraniane ne Shqiperi, tashme, dihet mire. Justifikimi i Sali Berishes dhe Edi Rames qe vune firmat e tyre ne kete marreveshje, ishte se po plotesonin nje kerkese te aleatit tone strategjik, SHBA. Dakord qe, kur ekzistojne mundesite, duhen ndihmuar edhe miqte dhe aleatet, por jo ne dem te interesave tona te sigurise kombetare. Pranimi i muxhahedineve iraniane ne territorin shqiptar, pa i vene asnje kusht pales amerikane, ishte dhe mbetet nje qendrim i gabuar, qe na solli ujkun (sherbimet e fshehta te Iranit) ne vathen tone.
Se çfare pasojash do te kishte vendosja e armeve kimike ne Shqiperi, ne vitin 2013, nuk ka nevoje per koment. Edi Rama si kryeminister dhe Lulzim Basha si kryetar i opozites, me servilizmin qe i karakterizon, e paten pranuar marreveshjen e propozuar nga amerikanet. Ishin qytetaret e angazhuar e dinjitoze te ketij vendi qe ia pamundesuan ujkut te radhes te futej ne vathen tone.
Tani, qeni i keq Edi Rama, nen masken e humanizmit dhe solidaritetit te shqiptareve me refugjatet, po perpiqet te na mbushe mendjen se marreveshja e tij me KM Meloni per sjelljen ne Shqiperi (Shengjin) te refugjateve afrikane, te kapur ne det nga autoritetet italiane, eshte e ligjshme dhe e drejte.
Se pari, ne kete rast nuk kemi te bejme fare me vlerat e humanizmit e solidaritetit, por me te kunderten e tyre, sepse refugjatet afrikane do te vendosen ne Shqiperi kunder deshires se tyre, me dhune. Destinacioni i tyre eshte Italia, Perendimi, por kurresesi Shqiperia, nga e cila, çdo vit largohen drejt vendeve te Shengenit, me qindra e mijera vete.Se cilat jane interesat e verteta te Edi Rames dhe çfare borxhi I ka ai Xh. Melonit, kjo mbetet per t’u pare. Ajo qe dihet eshte se kontigjenti i te ardhurve ne Shqiperi do te jete nje mase e zemeruar njerezish, e cila ka humbur parate (dhene trafikanteve) ne perpjekje te gjetjes se nje jete me te mire, me shpresa te thyera nga kjo marreveshje.
Se dyti, ajo nuk eshte as e ligjshme, sepse eshte ne kundershtim te hapur me konventat nderkombetare dhe te drejten europiane per refugjatet. Kjo eshte arsyeja qe perpjekjet e meparshme per zgjidhje te kesaj natyre, psh, nga Britania e Madhe, apo Danimarka, kane deshtuar.
Se fundi, kjo marreveshje nuk eshte as e drejte, sepse Shqiperia e njeqind halleve, me mundesite dhe kapacitetet e veta shume te kufizuara, do te duhej te ishte e fundit nga vendet europiane qe merr persiper zbatimin e detyrimeve te tilla, me pasoja krejt te paparashikuara.
Burimi/Facebook


Leave a Reply