~
Ajo luginë e bukur në mes malesh,
Me ata njerëz shumë bujar,
Sa në atë Vrrith të ndalesh,
I sheh ata zemër të bardhë.
.
Këtu i kanë thanë logu i zanave,
E ato male kreshnike që ka përpara,
Këtu lejn djelmosha azgana,
Po këtu i thonë edhe lugina e arrave.
.
E rriten vajza të bukura e fatlume,
Por si ai ylli qe i prin karvanit,
Me ato virtyta të kullume,
Si uji i krojeve të Troshanit.
.
Këtu pati le bajraktari i Shkrelit,
Vat Marashi me at’urtij,
Thonë se nuk le kurrë ma ai diell,
Me shndrit prapë shoqin e tij.
.
Gjeto Turmalaj
Nga vllimi poetik “Fjala si Fillim”

Burimi/Facebook


Leave a Reply