N’ato vise ku bie drita
ku të parën e puth dielli
Ku kam lerë e ku u rrita
Atje Ëndrra ime ngeli !
Netëve çfaqej Afërdita
Vezullonte krejt qielli
Ngrita sytë e u mahnita
Kur hëna syrin më shkeli.
Gjithë natën e sa u çel dita
Ëndrra pikë gjumi s’fjeti
I pagjumë dhe unë e prita
T’më sillte ca muzë poeti.
Të kthehej mezi e binda
Të zbriste poshtë nga Dhëmbeli
Një qytet plotë trëndafila
Më dërgoj me të Përmeti!
Rash në gjunjë e më s’u ngrita
Dehur nga aroma dhe poleni
S’pikturohet mallli -bërtita –
As nga pena as nga peneli.
Skender Lazaj Trebeshina
17 Shtator 2020 Bs It
Burimi/Facebook


Leave a Reply