U lind, më 03.07.1958, në Svensk. Është autore suedeze që shkruan për fëmijë, dhe jeton në Bagarmossen (jashtë Stokholmit). Ajo debutoi në letërsinë për fëmijë në vitin 2008 me librin “Karlek & Dynamit”. Ishte një fillim i mbarë, për të vazhduar më tej me plot libra me figura dhe tregime me dedektivë për adoleshentët. Ndërmjet viteve 2011 dhe 2014 Kajsa ishte anëtare e bordit të seksionit të autorëve për fëmijë e të rinj të Shoqatës së Shkrimtarëve Suedezë, dy të fundit prej të cilëve u zgjodh si kryetare.
Duke parë jetës e Kajsës, themi që ajo ëndërronte të bëhej aktore, por çuditërisht u bë shkrimtare. Në vitet e rritjes së saj, ajo punoi si në radio ashtu edhe në televizion. Bënte intervista, shkruan skeçe dhe pjesë teatrale.
Gjatë një pushimi veror, vajza e saj 10-vjeçare nuk kishte çfarë të lexonte, ndaj, i kërkoi nënës së saj t’i krijonte një histori. Ajo filloi të shkruante për Molly-n, Xheni-n dhe Miriamin. Gjatë rrëfimit të saj interesant dhe të magjishëm, Kajsa, si pakuptuar, arriti në një skenar të tërë libri. Skenari iu dërgua shumë botuesve dhe Kajsa mori shumë refuzime. Por Kajsa nuk tërhiqej në këtë punë fisnike që kishte ndërmarrë. Kështu, në vitin 2008, skenari i saj mori portretin dhe strukturën e një libri dhe u quajt “Love & Dynamite”. Vajza e Kajsës, sapo kishte mbushur 16 vjeç.
Sot Kajsa ka shkruar mbi 25 libra për fëmijë. Një nga librat e saj më të famshëm quhet “If I May Stay”. Libri bën fjalë për dy mikesha të mira që quhen Ilona dhe Stela. Ilona jeton si refugjate e fshehur në Suedi, kurse Stela bën një jetë të zakonshme në një vilë të prindërve të saj, si dhe bën udhëtime pushimi. Gjithashtu kanë bërë emër dhe librat me figura për qenin simpatik Kjelle.
Në jetën e saj prej shkrimtareje, Kajsës i pëlqen të bëjë vizita nëpër shkolla, të takohet me lexuesit e saj, të rrëfejë librat që ka shkruar, si dhe të shkruajë me ta si “bashkëshkrimtarë”.
Kajsa, megjithëse ka shkruar shumë libra, ajo nuk harron librin e saj të parë, se si i lindi ideja. Ajo e quajti “Dashuria dhe dinamiti”. Historia e krijimit të këtij libri është e ngjashme si dy pika uji me historinë e shkrimtares suedeze Astrid Anna Emili Lindgren (Ericsson) -14.11.1907 (Vimmerby, Sweden) – 28.01.2002 (Vasastan, Stockholm Sweden) – njëra nga shkrimtaret më të shquara në fushën e letërsisë botërore për fëmijë. Shumë nga librat e saj kanë burim frymëzimi dhe tharm familjen e saj, peizazhet e vendlindjes, si dhe kujtimet e fëmijërisë. Pipi Çorapegjata është një nga personazhet e saj më të famshëm, i cili lindi, u krijua dhe “u shpik” nga lutjet dhe kërkesat e njëpasnjëshme të bijës së saj, Ka(e)rinit, që aso kohe ishte e sëmurë, dhe i kërkonte me këmbëngulje nënës së saj t’i tregonte përralla. Dhe rrëfimet e saj përqëndroheshin te tregimet me emrin Pipi.
Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe: Lindgren suedeze dhe Kajsa suedeze!
Shkrimtarja Kajsa Gordon është e njohur për lexuesin e vogël shqiptar përmes romanit “Ah, sikur të qëndroja!”, përkthyer plot ngjyra, emocion, bashkëbisedë, ankth e finesë të dy personazheve: Ilonës dhe Stelës; e përkthyer me mjeshtri nga Rita Çifliku dhe ardhur në gjuhën shqipe nga Mediaprint, Tiranë, 2021.
Shkodër, më, 15.09.2023 ( Xhahid Bushati)
Burimi/Facebook/Autori


Leave a Reply