Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka marrë në mbrojtje veten dhe vendimin e tij për anulimin e mbledhjes së përbashkët të qeverisë shqiptare dhe asaj të Kosovës qershorin e kaluar planifikuar për në Gjakovë: Ai ka thnënë se “Njëqind herë të ktheheshim mbrapsht njëqind herë do ta anulonim, sepse së pari, Shqipëria është një anëtar përgjegjës i komunitetit euroatlantik edhe kur duhet të pozicionohet në raport me gabimet e veta, e jo më kur duhet të pozicionohet në raport me gabimet e Kosovës apo lëre pastaj me ato të të tjerëve”.
Më pas e konsideron atë mbledhje “valle dyshe shpatash në Prizren”! Ja çfarë thotë: – “E së dyti, sepse ai ishte momenti më i gabuar për të hedhur një valle dyshe shpatash në Prizren, në ndërkohën kur Kosova duhet të ishte në anën e të ardhmes, krah për krah me aleatët e saj strategjikë, e jo në anën e të shkuarës, prej ku ushqehen edhe teoritë helmuese të konspiracionit shqiptaromadh”.
Në këtë avokati që Rama ia bën kryeministrit shqiptar, pra vetes së tij, ka disa kundëthënie:
1. Mbledhjet e qeverive ai i projektoi si mjet propagande nacionaliste. Tani që ka dështuar të korrë frutet e “të konsideruarit nacionalist”, thotë se bëhen për llogari të Shqipërisë së Madhe! Kështu thoshte që nga viti 2014 edhe Aleksandër Vuçiç!
2. Rama ka filluar tani ta konsiderojë të rrezikshme atë që serbët dhe ai vetë e konsiderojnë “Shqipëria e Madhe”! Por kur nisi zbatimin e projektit të ndryshimit të kufijve, nuk pati problem të punonte për ndarjen e Kosovës dhe bashkimin e pjesës së mbetur ta konsideronte si “krijim të Shqipërisë së Madhe nën kujdestarinë Rama-Vuçiç”!
3. Jo pa qëllim Rama “ngatërron” qytetin ku do të mbahej mbledhja e qershorit e të dy qeverive. Thotë se do bëhej në Prizren, sikur e ka harruar faktin se sofra e pritjes ishte shtruar në Gjakovë. Qëllimi është ta përligjë koperturën e justifikimit me atë që e quan “Shqipëria e Madhe”. Sepse në Prizrenin e Lidhjes së Prizrenit kjo koperturë vjen më e kuptueshme. Gjakova nuk jep të tillë argument!
4. Aleksandër Vuçiç ka bërë vazhdimisht veprime të dëmshme kundër Kosovës, shumë herë më të rrezikshme se ato të qershorit 2023! Por kryeministri Rama asnjëherë, në asnjë rast, nuk anuloi ndonjë aktivitet, konferencë të Open Balkan, apo panair verërash e eskortash të bashkërenduara me Beogradin! Vetëm Kosovës ia “tregoi gishtin e Stambollit”!
5. Kriza në veri kishte më shumë se një javë që kishte filluar dhe Rama kishte të gjitha mundësitë të konsultohej për ta shtyrë Mbledhjen e Gjakovës. Por Edi Rama nuk pranoi këtë lloj zgjidhjeje, sepse do të do të duhej t’i dëshmonte Albin Kurtit, se ishte kryeministri i Shqipërisë, ai që merrvendime! Kryeministri i Kosovës duhej thjeshtë t’i nënshtrohej padishahut patronazhist të Shqipërisë!
Prof. Dr. Enver Bytyci
Burimi/Facebook
tri i Shqipërisë, Edi Rama, ka marrë në mbrojtje veten dhe vendimin e tij për anulimin e mbledhjes së përbashkët të qeverisë shqiptare dhe asaj të Kosovës qershorin e kaluar planifikuar për në Gjakovë: Ai ka thnënë se “Njëqind herë të ktheheshim mbrapsht njëqind herë do ta anulonim, sepse së pari, Shqipëria është një anëtar përgjegjës i komunitetit euroatlantik edhe kur duhet të pozicionohet në raport me gabimet e veta, e jo më kur duhet të pozicionohet në raport me gabimet e Kosovës apo lëre pastaj me ato të të tjerëve”.

Leave a Reply