Në vendin tim
Dielli lind
Mbi kreshta malesh
Krehur ndër hala pishash
Freskuar në lotë bore
Mbledhur me ngë ndër quka të kristaltë
E dirgjet rrëmujshëm në sytë tanë të përgjumur si floknjajë zanash .
Në vendin tim
Dielli nuk përvëlon, nuk djeg e shkrumon
Thjeshtë ngroh, ndrite e
Përkëdhel kodra, fusha, qytete e fshatra
Derisa mbytet i këputur prej lodhjes në detin e tallazitur
Që e prêt si prenë e vet të premtuar .
Në dheun ku jam mysafir
Dielli lind bash aty ku e vë unë për të fjetur çdo mbrëmje
I larë, I qetë, I ndezur rrezesh
Gatshëm për ta djegur, zhuritur, përvëluar
Ditën që vet e ka lindur.
Kur lodhet së rrezituri
I fshihet vetës, syve tanë dhe botës
Pas shpinës tonë
Ndër male të strallta
Që të kalltë e mbajnë
Veç për ta ndriçuar
Ditën e re që do të lindë ndër dhena tjera.
Bash kur dielli me shkimet mbas shpine
Ndër mend më sillet
Një “nëm” që plakat e vendin tim
Kanë shigjetue ndër shekuj
“E thefsh qafën mbas diellit”
Tash që sytë i kam ngulur në errin e detit
E pas shpine dielli mu ka shkimë
Vallëzojnë në sytë e mi plakat e vendit tim
Dhe nëma e tyre e bardhë
Që paska qënë më shumë se një URIM.
@ B. A ( Antalia 20 Maj 2015)
Burimi/Facebook
Leave a Reply