Të nderuar pjesëmarrës,
Vëllezër dhe motra!
Me rastin e kësajë ceremonie pagëzimi, ju sjell nga Tirana dhe posaçërisht nga Fisi Nikaj përshëndetjet më të përzemërta.
Fisi Nikaj e ka zanafillën rreth vitit 1550, kur një burrë me emrin Nikë Mëkshi, së bashku me familjen e tij të ngushtë u vendos në fshatin e braktisur nga banorët e mëparshëm të Zhushit, në vendin që sot quhet Ndërzhush, që në gjuhën e sotme ka kuptimin “Nën Zhush”. Ky largim nga trojet e Kosovës, për tu vendosur në male të ashpra, ka ndodhur nga përndjekjet e pushtuesit osman, të cilët banorëve të vendeve të pushtuara ju vunë kushte shum rënduese për jetesë.
Një histori të detajuar për gjenezën e këtij fisi mund ta gjeni në librin “Nikaj Mërturi në Shekuj” me 950 faqe format i madh, botuar në Tiranë në vitin 2019.
Me kalimin e viteve kjo familje u shtua duke formuar fisin Nikaj të përbërë nga Lekbibajt, Kolbibajt dhe Markbibajt, që sot thirren me emrat Lekbibaj, Peraj, Gjonpepaj dhe Curraj. Për arësye kryesisht ekonomike por edhe per arsye të tjera, një numër shum i madh i banorëve të këtij fisi u larguen për në vende të tjera. Në Shqipërinë politike banorë të këtij fisi gjënden në rrethet Pukë, Shkodër, Mirditë, Krujë, Dibër dhe deri në Gjirokastër. Pjesa më e madhe e këtyre të larguarve u vendosën në vende të ndryshme të Kosovës në rrethinat e Gjakovës, Pejës, Drenicë, Kaçanik, Dumnicë dhe vende të tjera. Edhe pse u larguan nga vendi amë, banorët e Nikajve nuk i humbën lidhjet me vendin e origjinës për shekuj me radhë duke ruajtur identitetin e tyre si banorë të Fisit Nikaj.
Vëllezërit tanë, pasardhës të Kol Mëkshit, vëllezër me Nik Mëkshin, me të cilët jemi larguar në 17 breza, dhe me kohë e kanë ndërruar religjionin, nuk martohemi as sot e kësaj dite duke e konsideruar njëri tjetrin vëllezër të një gjaku dhe gjinie. Për më shum se tre shekuj kemi festuar bashkë Bajram dhe Pashkë. Një pjesë e konsiderueshme e kësaj popullsie edhe mbas konvertimit kanë festuar festën e Shënkollit njëlloj me ne. Ndërrimi i religjionit nga një pjesë e këtyre banorëve nuk i dobësoi aspak lidhjet e gjakut dhe mardhëniet vëllazërore midis të larguarve dhe atyre të vendit amë. Ky ndërrim i fesë, simbas dokumenteve të pamohueshme që kemi në dispozicion u bë me dhunë dhe pa dëshirën e besimtarëve. Një pjesë shum e madhe e kësaj popullsie për shekuj me radhë jetuan si katolikë të fshehtë ose kriptokatolikë, të quajtur nga pushtuesi me emrin laramanë, mbasi zyrtarisht ishin kthyer në fenë e pushtuesit dhe në fshehtësivazhdonin të praktikojnë fenë e të parëve të tyre. Për fenomenin e laramanizmit në popullsinë e Kosovës janë shkruar një numër i madh studimesh dhe janë botuar shum libra ku tregohet me hollësi zhvillimi i ngjarjeve dhe pasojave. Ne jemi krenarë për vëllezërit tanë kudo që jetojnë për ruajtje e traditave më të mira që kemi trashëguar në shekuj.
Ftesën për të ardhur nga Tirana për të marrë pjesë në këtë ceremoni e prita me një gëzim të madh.
Ndërrimi i religjionit fetar nuk i ka dobësuar aspak lidhjet dhe respektin për vëllezërit tanë të një gjaku. Për mue ana fetare e këtij problemi ka pak rëndësi sepse Zoti është një për katolikët dhe për muslimanët dhe respekti ndaj tij është obligim për të dyja palët. Mënyra se si i falesh Zotit nuk ka rëndësi. Me rëndësi është të zbatosh me devocion porositë e Zotit të shkruara në librat e ndryshme të fesë.
Për mue, rëndësi të dorës së parë ka analizimi me vemendje i keqtrajtimit nga politikat shoviniste dhe fondamentaliste nga organizata politike dhe rajonale të ndasive fetare dhe përdorimi i fesë me qëllim ndërrimin e kombësisë dhe ndjenjave nacionale. Shteti dhe shoqëria civile, në Shqipëri, Kosovë dhe në të gjitha trojet shqiptare ka qënë i pafuqishëm ti bëjë ballë ekspansionit dhe qëndrimeve ekstremisht nacionaliste të ortodoksisë serbe dhe fondamentalizmave të tjera.
Janë të njohura qëndrimet e kishës serbe për përvehtësimin e kishave dhe të trojeve shqiptare nën flamurin e kishës ortodokse serbe.
Shoqëria civile dhe patriotët e ndershëm kudo në trojet shqiptare, me aq sa kanë patur mundësi, e kanë ngritur zërin kundra këtij ekspansioni.
Në libra, gazeta, televizione dhe rrjete sociale, patriotët e ndershëm kanë shprehur hapur kundërshtimin për përdorjen e fesë kundra kombësisë dhe zakoneve më të mira shqiptare të trashëguara në shekuj.
Ndërtimi pa kriter i objekteve të kultit kudo ku dikush ju jep një cope tokë, indoktrinimi fetar për të marrë pjesë në organizata të kritikuara ndërkombëtarisht ku Kosova për numrin e popullsisë ka zënë vendin e parë, veshja e femrave shqiptare me rrobat e zeza dhe mbulimi i fytyrës duke braktisur veshjet e bukura kombëtare shqiptare të njohura në tërë botën për bukurinë dhe karakteristikat e tyre, ka ngjallur jo pak reagime.
Ideja kryesore që i pershkon veprimet e ketyre atdhetareve shqiptar, është kthimi në identitet i popullsisë në trojet shqiptare. Në të gjith Europën, vetëm shqiptarët dhe bogomilët boshnjakë e ndërruan krishterimin me islamizimin. Të dy këta popuj kanë paguar kosto shum të mëdha për këtë veprim. Në Bosnje persekutimi i popullsisë muslimane nga serbët, ka prekur zemrat e të gjith njerëzve përparimtarë, përkatësisht edhe të shqiptarëve të çdo feje, në mbarë botën. Masakra në Vukovar dhe të tjerat janë një genocid i pa shembullt në Europë, i bazuar tërësisht mbi motive fetare. Largimi i shqiptarëve musliman dhe shkëmbimi me popullsi të tjera i popullsive në Toplicë, Kosovë, Maqedoni, Çamëri dhe vende të tjera, ka qënë një tragjedi për popullin shqiptar me pasoja të rënda që kurrë nuk mund të kompensohen. Ky ndërrim i popullsive ka qënë gjithmonë në dëm të interesave tona kombëtare dhe në interes të fqinjëve tanë serb dhe grek, të cilët kanë patur përfitime territorial nga trojet shqiptare. Nevoja për kthim në identitet, jo për arsye fetare por për arësye kombëtare, është një emergjencë dhe një nevojë e dorës së parë për të gjith ata që e duan kombin shqiptar dhe atdheun e tyre.
Veprimin e sotëm të pagëzimit të kushrinjëve të mi në këtë kishë, e konsideroj më së pari një veprim atdhetar dhe pastaj fetar. Kthimi në identitet i kësajë popullsie të konvertuar me dhunë është një e drejtë legjitime që nuk cenon të drejtat as interesat e askujt. Ndërtimi i kishave katolike në të gjith territorin e Kosovës në vendet ku kanë qënë më parë është një veprim më së pari atdhetar. Kisha ortodokse ekstremisht nacionaliste ka mohuar dhe fallsifikuar në vijimësi ekzistencën e katolikëve në Kosovë duke trumbetuar me të madhe që këtu ka patur vetëm ortodoks serb dhe të tjerët ju kanë rënë në qafë duke ju zënë vendin. Ata mohojnë faktin se kishat katolike nga më të mëdhajat në krejt Europën ndodheshin në Kosovë para se serbët të pushtonin Kosovën, dhe ato ose u përvehtësuan padrejtësisht nga serbët ose u rrënuan barbarisht nga pushtuesi osman. Një pjesë e madhe e tyre u kthyen në xhamija. Kërkesa për tu kthyer në idenetitet, aty ku ishin të parët tanë, është një e drejtë legjitime.
Për tja arritur kësajë, këta banorë, do të kenë mbështetjen e vazhdueshme dhe të palodhur nga ana jonë që të arrihet me ndihmën e Zotit të jemi të identifikuar si shqiptarë të bashkësisë europiane.
Ndjehem mire sot midis kushrinjëve të mi nga fisi Nikaj, që kemi të përbashkët gjakun, fisin, kanunin, besën, zakonet dhe traditat më të mira që kemi trashëguar nga të parët tanë. Unë do ti dua dhe do ti respektoj njëlloj edhe kushërinjtë e tjerë.
Uroj që të kemi në të ardhmen sa më shumë bashkëkombas që të kthehen në identitet, atje ku kishim të parët tanë.
Me respekt
Mark Palnikaj
Llapushnik më 28 nëntor 2022
Burimi/Facebook


Leave a Reply