Këtë herë Bajrami në Presidencë shkon e heq nga puna Edvin Shvarc. Një nga funksionarët më jetëgjat, më të zotët e më të devotshëm të këtij Institucioni. Biri I të madhit Robert Shvarc, Edvini, mirënjihej jo vetëm për aftësitë por edhe për ndershmërinë e tij.
Kush është ai President që shkon e rrëmon në dokumenta për të gjetur që një funksionar I lartë nuk na paskërka diplomën e konvertuar? Ai nuk mund të jetë tjetër por një President që ka bërë ndërmend ta heq nga puna dhe thjesht po rrëmon të gjej ndonjë justifikim? Pse e bën këtë? Sespse është tejet banal dhe e shikon Presidencën ndoshta si ndonje harem që duhet mbushur me kurtizan lejla. Thjesht si një mundësi për ca vene punë.
Për të qenë të drejt deri në fund Presidenca e Republikës shquhet të ketë qenë përherë kështu, një harem kurtizanësh. Një institucion Qokash, ku këshilltar e funksionar punësoheshin fëmijë oligarkësh, apo poltikanësh apo grupe interesi. Shumë prej tyre analfabet funkional që nuk dinë të lidhin dy llafe apo të bëjnë një shkresë. Por që mbahen aty sepse e kanë babin oligopolist apo se kshu është një muhabet.
Në të gjithë këtë mejhanë Shvarc bënte diferencën, prandaj nuk hiqet mundësia që Baromi të ketë plotësouar tekat e ndonjë qyrraveci cun a vajzë babi që nuk kanë shkuar mirë me Shvarcin?
Sido të këtë qënë cështja, mbetet fakti që nuk pritej gjë tjetër nga Presidenti I benevrekëve, Kapiten brekushi, një individ me dy fije flokë në kokë që e fillon karrierën presidenciale duke shkarkuar berberin.
Nga zhurma e shkaktuar, ajo që mund të ndodh është:
1. Bajromi të marr ndonjë telefonatë nga Zeusi, kur I thotë ca bën mo burrë, mos ja fuk kot. Kështu Baromi të dal e të thot që do rimerret sapo të konvertoj diplomën.
2. Baromi të hesht sic di të bëj e të emëroj në detyrë zëvëndësuesin sipas qokës së ardhshme.
Një Presidenti që sështi I tillë mund ti thuhet cdo gjë, I zgjedhur në mënyrë antikushtetuse (për këtë kam shkruajtur në postime të mëparshme) ai do të mbetet një president ilegjitim, si I tillë shërbëtor I përulur dhe nje qyl I vertet.
Burimi/Facebook


Leave a Reply