Nga Joana Diamanti
Shpeshherë kemi dëgjuar shprehjen se paratë nuk të bëjnë të lumtur.
Nuk e dimë sesa është e vërtetë kjo shprehje. Çdokush mund të flasë nga eksperienca e vetë personale.
Por gjithsesi, një gjë mund ta themi me siguri: që paratë të japin një dozë të tepërt çmendurie.
Për t’u bërë më të besueshëm, alb-observer.com ju paraqet më poshtë 10 raste të njerëzve shumë të pasur, të cilët do t’ju vënë në mendime.
Milioneri, me të cilin u dashurua fisi Masai
Tregtari i antikave, 63-vjeçari Graham Pendrill shkoi në Kenia dhe aty u nderua me një çmim nga fisi Masai.
Madje ishte i vetmi njeri i bardhë që është vlerësuar me çmim nga ky fis i njohur.
Milioneri kishte deklaruar se do ta shiste vilën e tij për t’u kthyer e jetuar në Kenia.
Por jo vetëm kaq, në takimet e tij të biznesit shkonte i veshur me veshjet që i kishin bërë dhuratë Masai.
Milioneri që ndërtoi qytetin e tij
Scott Alexander, përveç se një pasanik simpatik, kishte gjithashtu shije të veçantë. Ai preferoi që ta investonte pasurinë e tij për të ndërtuar një qytet… sesa “ta hante” me femrat.
Kështu, në moshën 35-vjeçare, Scott kishte ndërtuar një qytet në Bullgari. Ai madje e reklamon atë si një vend fantastik ku turistët anglezë mund të kalojnë pushimet. Qytetin e “pagëzoi” me emrin e tij.
Scott ishte drejtuesi i kompanisë “Ultimate Lifestyle Group Incorporated” që ofronte shërbime të ndryshme për të pasur, palestër, taksi luksoze etj. Por, në vitin 2009 kompania e tij falimentoi. Ai jeton në një sofitë në Manchester me vlerë 3 milion paunde dhe… është akoma beqar!
Milionerja që vazhdonte të punonte si infermiere
Ajo fitoi 1 milion paunde në një show televiziv, por nuk e braktisi punën e saj si infermiere.
Është fjala për Karen Shand, e cila u shpreh se paratë i ndryshuan jetën, por jo karakterin.
Kështu, miliarderja u mat temperaturën apo u vendos serume pacientëve në spitalin “Victoria Hospital” në Britani.
Milioneri që banon vetëm në hotele
Ka shumë para, por u lodh nga paratë e shumta dhe nuk ka më dëshirë për të blerë apo konsumuar ndonjë gjë. Është fjala për Nicholas Berggruen, i cili nuk ka as shtëpi dhe preferon që të banojë në hotele, edhe pse është vetëm 50 vjeç.
Një moment ndjeu që të mirat materiale që kishte, po e rëndonin, ndaj dhe i shiti të gjitha. Shiti shtëpitë e tij në Nju Jork dhe Florida, madje edhe makinën. Edhe pse është 50 vjeç, mendon që pas vdekjes së tij, pasuria të përdoret për veprimtari bamirësie.
Milioneri që e dërgoi të bijën të punojë në fast food
Nëse bëhesh president, apo je shumë i pasur, nuk do të thotë që fëmijët e tu nuk do të punojnë kurrë dhe do ta kalojnë jetën pushime në Ibiza dhe ski në Zvicër. Pra, i këtij mendimi është edhe politikani Thaksin Shinawatra nga Tajlanda, i cili u bë kryeministër gjatë viteve 2001 – 2006. Atëherë vajza e tij ishte 17 vjeçe, por ai e dërgoi të bijën me emrin Paethongon që të punonte në një fast food. Madje ajo i kryente aty të gjitha proceset e punës. Pronari i kompanisë me dyqane zinxhir u kontaktua nga kryeministri tajlandez, i cili i kërkoi që t’i punësonte të bijën, me qëllim që të mësojë sesi nxirren paratë dhe si duhen shpenzuar ato.
Jo vetëm kaq, por edhe vetë ai, gjatë viteve të studimeve, punonte paralelisht në një fast food.
Milionerja e parë ikonike
Ailin Graef ishte një mësuese kineze. Por ajo u pasionua pas lojës online Second life, e cila e dërgon në një botë 3D. Kështu, ajo u bë milionerja e parë falë një loje në histori.
Alter ego e saj në botën virtuale quhet Anshe Chung dhe shet çdo ditë hektarë të shumtë toke, ndërsa merret edhe me real estate me çmime mjaft të majme. Ajo filloi të luante që nga viti 2004 dhe deri më sot ka “fituar” 300 milion Linden dollarë (dollarë të Second Life), të cilat mund t’i kthejë on line në dollarë të vërtetë me kursin 275 Linden dollarë, baras me 1 dollar të vërtetë.
Graef jeton në Frankfurt, por ka 10 punonjës që punojnë për të. Ata jetojnë dhe punojnë në Kinë. Çfarë pune bëjnë? Prodhojnë tokë virtuale, të cilën Graef do ta shesë më vonë, për të fituar akoma edhe më shumë. Pra, 10 punonjësit e saj, luajnë në kompjuter gjatë gjithë kohës, dhe paguhen për këtë.
Multimilioneri që urinonte para lokaleve dhe dyqaneve
Një pronar i një lokali ndodhej në hall të madh. Çdo mëngjes që hapte dyqanin, gjente papastërti para derës së tij. Por nuk i shkonte kurrë në mendje që këtë veprim e kryente Sam Cerreto, pronari multimilioner i gjithë ndërtesave të bllokut. Ai vendosi kamera sigurie të cilat e kapën “të kryente nevojat e tij personale”, orët e para të mëngjesit, para lokalit.
Arrestimi i tij lehtësoi edhe pronarët e dyqaneve të tjera përreth (floktore, restorante, zyra) që për katër vjet rresht gjenin jashtëqitje para bizneseve të tyre.
Miliarderi që hapi një banke sperme për nobelistët
Në vitin 1980, pasaniku Rober Clark Graham, kishte idenë prototipe për të krijuar “racën më të lartë”, duke hapur një bankë sperme. Në këtë bankë do të lejoheshin vetëm personat që kishin fituar çmimin Nobel.
Banka me bazë në San Diego mori pseudonimin “Nobel Prize Sperm Bank”, por shumë e shpejt ajo e ndryshoi drejtimin, pasi edhe ata pak nobelistë që pranuan, e kishin spermën e dobët, për shkak të moshës së tyre të thyer.
Graham i zëvendësoi nobelistët me meshkuj të martuar, të cilët kishin IQ shumë të lartë. Më vonë, lejoi edhe sportistët. Banka e veçantë e spermës u mbyll në vitin 1999, pas vdekjes së themeluesit të saj. Ajo numëron 229 fëmijë, prej të cilëve asnjë nuk kishte për baba ndonjë nobelist të njohur. Gjithashtu, deri më sot asnjë prej tyre nuk është vlerësuar me çmimin Nobel.
Milioneri që e dhuroi pasurinë e tij, sepse ishte i palumtur
Paul Rabeder lindi i varfër dhe madje jo pak herë donte që të vdiste. Megjithatë, ai u përpoq jashtë mase dhe arriti që të krijonte pasuri. Pasuria e tij kapi shifrën 3 milion dollarë, por Paul dhuroi edhe centin e fundit që kishte mbledhur. Paratë shkuan në një fondacion bamirësie që ai kishte krijuar vetë në Amerikën Qendrore dhe Latine. Rabeder deklaroi se “nuk dua të më mbetet absolutisht asnjë gjë. Paraja e pengon lumturinë për të hyrë në jetën tënde”. Austriaku shiti gjithashtu edhe vilën e tij në Alpes ku banonte dhe ndërtoi një kasolle prej druri me një dhomë dhe një krevat në male!
Qeni milioner
Gunther i katërti është një qen i racës gjermane, i cili është qeni më i pasur në botë, me një pasuri që kap vlerën 372 milion dollarë. Në fakt, Gunther i katërt e trashëgoi pasurinë nga babai i tij, Gunther i tretë, i cili e trashëgoi pasurinë nga Karlotta Liebenstein, një konteshë gjermane.
Në vend të kolibes, Gunther i katërt bleu një vilë në Majami, që e shiste Madonna. Pra, ky qen nuk blihet, por blen!
/alb-observer.com/
Nuk e dimë sesa është e vërtetë kjo shprehje. Çdokush mund të flasë nga eksperienca e vetë personale.
Por gjithsesi, një gjë mund ta themi me siguri: që paratë të japin një dozë të tepërt çmendurie.
Për t’u bërë më të besueshëm, alb-observer.com ju paraqet më poshtë 10 raste të njerëzve shumë të pasur, të cilët do t’ju vënë në mendime.
Milioneri, me të cilin u dashurua fisi Masai
Tregtari i antikave, 63-vjeçari Graham Pendrill shkoi në Kenia dhe aty u nderua me një çmim nga fisi Masai.Madje ishte i vetmi njeri i bardhë që është vlerësuar me çmim nga ky fis i njohur.
Milioneri kishte deklaruar se do ta shiste vilën e tij për t’u kthyer e jetuar në Kenia.
Por jo vetëm kaq, në takimet e tij të biznesit shkonte i veshur me veshjet që i kishin bërë dhuratë Masai.
Milioneri që ndërtoi qytetin e tij
Scott Alexander, përveç se një pasanik simpatik, kishte gjithashtu shije të veçantë. Ai preferoi që ta investonte pasurinë e tij për të ndërtuar një qytet… sesa “ta hante” me femrat.Kështu, në moshën 35-vjeçare, Scott kishte ndërtuar një qytet në Bullgari. Ai madje e reklamon atë si një vend fantastik ku turistët anglezë mund të kalojnë pushimet. Qytetin e “pagëzoi” me emrin e tij.
Scott ishte drejtuesi i kompanisë “Ultimate Lifestyle Group Incorporated” që ofronte shërbime të ndryshme për të pasur, palestër, taksi luksoze etj. Por, në vitin 2009 kompania e tij falimentoi. Ai jeton në një sofitë në Manchester me vlerë 3 milion paunde dhe… është akoma beqar!
Milionerja që vazhdonte të punonte si infermiere
Ajo fitoi 1 milion paunde në një show televiziv, por nuk e braktisi punën e saj si infermiere.Është fjala për Karen Shand, e cila u shpreh se paratë i ndryshuan jetën, por jo karakterin.
Kështu, miliarderja u mat temperaturën apo u vendos serume pacientëve në spitalin “Victoria Hospital” në Britani.
Milioneri që banon vetëm në hotele
Ka shumë para, por u lodh nga paratë e shumta dhe nuk ka më dëshirë për të blerë apo konsumuar ndonjë gjë. Është fjala për Nicholas Berggruen, i cili nuk ka as shtëpi dhe preferon që të banojë në hotele, edhe pse është vetëm 50 vjeç.Një moment ndjeu që të mirat materiale që kishte, po e rëndonin, ndaj dhe i shiti të gjitha. Shiti shtëpitë e tij në Nju Jork dhe Florida, madje edhe makinën. Edhe pse është 50 vjeç, mendon që pas vdekjes së tij, pasuria të përdoret për veprimtari bamirësie.
Milioneri që e dërgoi të bijën të punojë në fast food
Nëse bëhesh president, apo je shumë i pasur, nuk do të thotë që fëmijët e tu nuk do të punojnë kurrë dhe do ta kalojnë jetën pushime në Ibiza dhe ski në Zvicër. Pra, i këtij mendimi është edhe politikani Thaksin Shinawatra nga Tajlanda, i cili u bë kryeministër gjatë viteve 2001 – 2006. Atëherë vajza e tij ishte 17 vjeçe, por ai e dërgoi të bijën me emrin Paethongon që të punonte në një fast food. Madje ajo i kryente aty të gjitha proceset e punës. Pronari i kompanisë me dyqane zinxhir u kontaktua nga kryeministri tajlandez, i cili i kërkoi që t’i punësonte të bijën, me qëllim që të mësojë sesi nxirren paratë dhe si duhen shpenzuar ato.Jo vetëm kaq, por edhe vetë ai, gjatë viteve të studimeve, punonte paralelisht në një fast food.
Milionerja e parë ikonike
Ailin Graef ishte një mësuese kineze. Por ajo u pasionua pas lojës online Second life, e cila e dërgon në një botë 3D. Kështu, ajo u bë milionerja e parë falë një loje në histori.Alter ego e saj në botën virtuale quhet Anshe Chung dhe shet çdo ditë hektarë të shumtë toke, ndërsa merret edhe me real estate me çmime mjaft të majme. Ajo filloi të luante që nga viti 2004 dhe deri më sot ka “fituar” 300 milion Linden dollarë (dollarë të Second Life), të cilat mund t’i kthejë on line në dollarë të vërtetë me kursin 275 Linden dollarë, baras me 1 dollar të vërtetë.
Graef jeton në Frankfurt, por ka 10 punonjës që punojnë për të. Ata jetojnë dhe punojnë në Kinë. Çfarë pune bëjnë? Prodhojnë tokë virtuale, të cilën Graef do ta shesë më vonë, për të fituar akoma edhe më shumë. Pra, 10 punonjësit e saj, luajnë në kompjuter gjatë gjithë kohës, dhe paguhen për këtë.
Multimilioneri që urinonte para lokaleve dhe dyqaneve
Një pronar i një lokali ndodhej në hall të madh. Çdo mëngjes që hapte dyqanin, gjente papastërti para derës së tij. Por nuk i shkonte kurrë në mendje që këtë veprim e kryente Sam Cerreto, pronari multimilioner i gjithë ndërtesave të bllokut. Ai vendosi kamera sigurie të cilat e kapën “të kryente nevojat e tij personale”, orët e para të mëngjesit, para lokalit.Arrestimi i tij lehtësoi edhe pronarët e dyqaneve të tjera përreth (floktore, restorante, zyra) që për katër vjet rresht gjenin jashtëqitje para bizneseve të tyre.
Miliarderi që hapi një banke sperme për nobelistët
Në vitin 1980, pasaniku Rober Clark Graham, kishte idenë prototipe për të krijuar “racën më të lartë”, duke hapur një bankë sperme. Në këtë bankë do të lejoheshin vetëm personat që kishin fituar çmimin Nobel.Banka me bazë në San Diego mori pseudonimin “Nobel Prize Sperm Bank”, por shumë e shpejt ajo e ndryshoi drejtimin, pasi edhe ata pak nobelistë që pranuan, e kishin spermën e dobët, për shkak të moshës së tyre të thyer.
Graham i zëvendësoi nobelistët me meshkuj të martuar, të cilët kishin IQ shumë të lartë. Më vonë, lejoi edhe sportistët. Banka e veçantë e spermës u mbyll në vitin 1999, pas vdekjes së themeluesit të saj. Ajo numëron 229 fëmijë, prej të cilëve asnjë nuk kishte për baba ndonjë nobelist të njohur. Gjithashtu, deri më sot asnjë prej tyre nuk është vlerësuar me çmimin Nobel.
Milioneri që e dhuroi pasurinë e tij, sepse ishte i palumtur
Paul Rabeder lindi i varfër dhe madje jo pak herë donte që të vdiste. Megjithatë, ai u përpoq jashtë mase dhe arriti që të krijonte pasuri. Pasuria e tij kapi shifrën 3 milion dollarë, por Paul dhuroi edhe centin e fundit që kishte mbledhur. Paratë shkuan në një fondacion bamirësie që ai kishte krijuar vetë në Amerikën Qendrore dhe Latine. Rabeder deklaroi se “nuk dua të më mbetet absolutisht asnjë gjë. Paraja e pengon lumturinë për të hyrë në jetën tënde”. Austriaku shiti gjithashtu edhe vilën e tij në Alpes ku banonte dhe ndërtoi një kasolle prej druri me një dhomë dhe një krevat në male!Qeni milioner
Gunther i katërti është një qen i racës gjermane, i cili është qeni më i pasur në botë, me një pasuri që kap vlerën 372 milion dollarë. Në fakt, Gunther i katërt e trashëgoi pasurinë nga babai i tij, Gunther i tretë, i cili e trashëgoi pasurinë nga Karlotta Liebenstein, një konteshë gjermane.Në vend të kolibes, Gunther i katërt bleu një vilë në Majami, që e shiste Madonna. Pra, ky qen nuk blihet, por blen!
/alb-observer.com/
Per”Alba – Dansk ” Shkodrani


Leave a Reply