Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për prestigjiozen gjermane “Der Spiegel”, ka folur për Hashim Thaçin dhe marrdhëniet me SHBA-në sa ishte president i vendit.
E pyetur nëse ka ardhur koha që Kosova të emancipohet nga SHBA-ja, në një kohë kur “presidenti Thaçi, shpeshherë i shpotitur si zagar në prehër të amerikanëve, gjendet në burg në Hagë”, Osmani ka thënë se askush nuk duhet ta quajë ish-presidentin Hashim Thaçi “zagar të amerikanëve”, pavarësisht dallimeve politike që kanë pasur.
Tutje ka shtuar se raportet me SHBA-në nuk varen nga personeli politik.
“Sa i përket marrëdhënieve me SHBA-në, ato nuk varen nga personeli udhëheqës politik. Ato janë një lidhje e veçantë, që na mbajnë bashkë. Ne nuk e harrojmë rolin e amerikanëve në Kosovë në vitet 90-të”, ka thënë Osmani.
“Thaçi ka qenë kryeministër dhe kryetar në kohëra historike”, u shpreh Osmani.
Ndërkaq, jo rrallëherë ka pasur akuza e kundër akuza, mes Osmanit dhe Thaçit, sa ishte ky i fundit si kryeministër e më vonë president.
Në vitin 2014, Vjosa Osmani kishte kundërshtuar koalicionin e arritur në mes të PDK-së dhe LDK-së, gjashtë muaj pas një ngërçi politik si rezultat i një koalicioni të gjerë pa PDK-në i quajtur “VLAN”.
Kryetari i dikurshëm i LDK-së, Isa Mustafa po votohej për kryeministër, por Osmani nuk votoi për atë Qeveri në koalicion me PDK-në.
Të të njëjtën mënyrë kishte vepruar edhe pas dy vitëve ku Hashim Thaçi u kandidua për president të Republikës së Kosovës si rezultat i marrëveshjes PDK-LDK për koalicion bashkë-qeverisës. Vjosa Osmani nuk e kishte votuar Thaçin për president.
Kundërshtimi i Vjosa Osmanit ndaj Hashim Thaçit kishte vazhduar edhe jashtë parlamentit.
Një protestë e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje,”Një popull nuk i nënshtrohet një njeriu”, e mbajtur më 29 shkurt 2018 përpos shumë qytetarëve e pranishme ishte edhe Vjosa Osmani dhe disa deputetë tjerë të LDK-së, përkundër asaj që protesta nuk ishte përkrahur nga LDK-ja që në atë kohë ishte parti opozitare por nuk preferonte kundërshtimin përmes protestës.
Edhe gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2019, Vjosa Osmani kishte kundërshtuar publikisht Hashim Thaçit e për ta vazhduar këtë diskurs me praktikë ajo edhe si kryeparlamtare e kishte larguar fotografinë e presidentit Thaçi nga pjesa ballore e zyrës duke e zëvendesuar me fotografinë e presidentit, Ibrahim Rugova.
Burimi/rtklive.com/


Leave a Reply