![]()
Mediat e SHBA-ve kanë raportuar se 27 persona, 18 fëmijë dhe 9 të rriturit, janë vrarë nga një person i armatosur në një shkollë fillore amerikane në shtetin veri-lindor të Konektikatit. Numrin e të vdekurve e kanë bërë të ditur forcat e rendit. Kjo mund të jetë, masakra në shkollë e tmerrshme në historinë e SHBA-ve.
“Courant Hartford” ka raportuar se një klasë e tërë fëmijësh ishte zhdukur pas të shtënave, duke cituar burime të paidentifikuara. Nxënësit nga 5 deri në 10 vjeç janë evakuar. Një dëshmitar okular, i cili merrte pjesë në një takim në shkollë, tha se më shumë se 100 të shtëna u dëgjuan duke rreth orëve të mëngjesit. Ajo tha se drejtori dhe psikologu i shkollës ishin ndër të vdekurit. Autoritetet kanë thënë se një personi që shtiu me armë ka vdekur në vendin e ngjarjes. CBSNews raportoi se vrasësi ishte babai i një nxënësi në shkollë.
/Euronews/Shekulli Online/Përgatiti: I.S./
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply