
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, duke folur në një takim të degës së Tiranës, ku do të zgjidhej kreu i ri i saj, e pickoi pak Sali Berishën. Po si gjithmonë, vetëm pak.
Fatmir Mediu e nisi fillimisht duke u treguar politikisht korrekt sa i përket çështjes së nacionalizmit, dallditë e së cilës kanë kapluar së fundmi Sali Berishën. Në një linjë që ka qëndruar gjithmonë Shqipëria ishte edhe Fatmir Mediu.
Më pas Mediu u ankua si gjithmonë për çështjen e pronës, edhe pse është në kabinet me një njeri që ka bërë kërdinë në këtë drejtim.
Fatmir Mediu tha se e djathta është e përçarë dhe hodhi në mënyrë të tërthortë akuza ndaj Berishës për këtë çështje. Ai tha se duhet bashkuar e djathta.
Më pas ai u ankua se është spostuar nga LSI në lidhje me komisionet zgjedhore, duke thënë se ka një aleancë PD- PS kundër partive të vogla. Ishte qartësisht një qëndrim kundër dashurisë PD- LSI.
Në fund Mediu tha se ata do e bëjnë të ditur qëndrimin e tyre për koalicionet parazgjedhore së shpejti, duke kërkuar sinqeritet nga Partia Demokratike, edhe pse ai theksoi se sistemi i ri elektoral është i gabuar dhe i dëmshëm për ta si parti.
Tema
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply