
Krerët kryesorë, Arbnori, Broci, Hajdari e Pashko të vrarë ose të vdekur në rrethana misterioze
Sot Shqiptarja.com rikthen në vëmendje 331 themeluesit që u zhdukën në 22 vite PD. Interesant ështrë fakti që nga tërë firmëtarët, ish liderët kryesorë të PD janë të vrarë ose të vdekur, si Arbnori, Broci, Hajdari e Pashko. Nga 343 firmëtarët e deklaratës që themeloi PD ia kanë dalë të mbijetojnë në këtë parti (disa falë dhe rikthimeve të bujshme) vetëm 12 firmëtarë. Shqiptarja.com pyet se pse vrasësit e Arben Brocit, i vrarë 2 ditë pas zgjedhjeve të para pluraliste në Shqipëri, ende nuk kanë një emrër. “Mister vrasja, mister ardhja e plumbave, e akoma më mister fakti që pas 21 vitesh… askush nuk ka mundur të vërë gishtin mbi vrasësit duke e zhytur në errësirë këtë ngjarje”. Po ashtu, misteri për vrasjen e Hajdarit (pavarësisht se disa njerëz janë në burg), kush e urdhëroi atë, ende nuk ëshët zgjidhur. Zhdukja e misteshme në det e Gramoz Pashkos me helikopterin që po e transportonte në Itali, Pjetër Arbnori që hyri me këmbët e veta në spital në Itali e doli me arkivol (8 ditë më vonë), janë pikëpyetje të dyshimta. Shqiptarja.com rikujton shuarjen e ngadaltë të Gazidedes, që i bashkangjitet asaj të Safet Zhulalit, kohë më parë.
Gazeta boton listën e plotë të firmëtarëve, dhe me se merren tani. Bie në sy që shumica figurojnë “larguar”. Njerëzit që themeluan PD e demokracinë, kanë vendosur në shumicë të “largohen”.
Tema
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply