U ka kushtuar shtrenjtë shakaja “pa kripë” dy DJ-ve të radios australiane, që sajuan telefonatën e Mbretëreshës Elisabeta II. Spitali “King Edward” i Londrës ka protestuar zyrtarisht ndaj radios australiane dhe kjo e fundit ka vendosur të pezullojë nga puna dy drejtuesit e emisionit.
Lord Glenarthur i ka shkruar sot presidentit të “Southern Cross Austereo”, kompanisë që ka në pronësi radion në fjalë, duke i paraqitur një ankesë formale dhe e ka përkufizuar telefonatën si “një gjest të pakëndshëm” që ka sjellë “pasoja tragjike”.
Kujtojmë që infermierja që u bë pjesë e shakasë telefonike u gjet e vdekur dhe policia dyshon për vetëvrasje. Trupi i saj u gjet disa kilometra larg vendit të punës, spitali Mbreti Eduardi VII, ku Dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton qëndroi e shtruar për disa ditë. Infermierja u bë “viktimë” e një rrengu të dy prezantuesve telefonikë, të cilët duke u hequr si Mbretëresha Elisabeta e II dhe Princi Çarls arritën të merrnin disa informacione të “rezervuara” për gjendjen shëndetësore të Kate.
(gazeta-Shqip.com)
Per”Alba – Dansk” Shkodrani



Leave a Reply