Gazeta Shqip
Në sheshin “Demokracia”, aty ku nisi 22 vjet më parë ëndrra e studentëve të dhjetorit dhe mbarë shqiptarëve për përmbysjen e regjimit komunist, është përuruar busti i heroit të demokracisë Azem Hajdarit. I pranishëm në këtë aktivitet, kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar Azem Hajdarin, si tribuni që bëri më shumë për liritë në historinë tonë kombëtare.
Përurimi i kësaj shtatoreje për kryeministrin Berisha është një nderim për veprën e tyre të pavdekshme dhe qëndron pikërisht në vendin ku lindën liritë njerëzore dhe individuale, atje ku nisën një nga betejat më të mëdha, më të vështira dhe më të guximshme në historinë e lirisë së shqiptarëve.
“22 vjet më parë në 9 dhjetor, në një ditë shiu si kjo, pata fatin e madh të takoj për herë të parë në jetën time të ulem dhe bisedoj me Azem Hajdarin, tek i cili konstatova një vendosmëri absolute për të realizuar idealet e lirisë së mbarë shqiptarëve. Hajdari kishte shpirtin e pamposhtur dhe dhuntitë e një lideri të jashtëzakonshëm”, u shpreh Berisha.
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply