KUR BIE SHI
Kur ngryset qielli,
Ngryset zemra ime.
Kur qiellit bie shi,
Lotojnë sytë e mi.
Çdo ditë bie shi
Çdo ditë ngrysur në zemër
Çdo ditë me lotë në sy.
Çdo ditë bubullimë
Çdo ditë shi e breshër
Si spo ndalet vaji im!?…
Çdo ditë bie shi,
Çdo ditë ngryset qielli,
Unë si qielli,
Qielli si unë.
Nuk ndërrojmë dot
As qielli as unë
Sonte e dëshirova
Qiellin e kaltër
Ta shoh Hënen kur do gjelbërohet,
Yjet kur do të qeshin.
Për të parë pak kaltërsi
Qorrohen sytë e mi.
Çilu qielli im,
Çilu ta shof hënën,
Çilu të lutem për nënën,
Çilu për hirë të atdheut tim!…
ATDHEU
Atdheut i fala dashurinë,
Ishte pak…
Ia fala lumturinë,
ndonëse kisha pak.
I fala pasurinë,
Prap ishte pak
I fala djalin,
Mua mu duk pak.
I dhurova shëndetin,
O, prap ishte pak.
Atdheu im i dashur,
Ma fal një varr,
Të mbulohem
Me një copë bajrak!…
Marre nga Facebook-u
Per”Alba – Dansk” Shkodrani
Leave a Reply