Realiteti mediatik shqiptar nuk eshte premtues. Shpesh revistat dhe gazetat pjellin tituj te mbushura me personazhe ,te cilet edhe pse larg realitetit shqiptar rrisin tirazhin me imazhin e rreme te steriotipeve qe krijojne. Shtypi i perditshem ,”200 prostituta vip”,”Grauja vret burrin”,”Gruaja qe vret veten “,”Vajza te perdhunuara”,”Gra qe rrihen”, jane keto lajmet dhe perfaqesimi mediatik qe i behet gruas ne median shqiptare.”Nese do te ulesha sot e te gjykoja kete periudhe tranzicioni qe kemi kaluar,do te arrija ne perfundimin se media e shkruar dhe ajo elektronike nuk ka qene pasqyre reale e asaj qe ka ndodhur me levizjen e gruas ne Shqiperi.Pasqyrimi i saj ka qene i zbehte ,jo besnik,plot paragjykime e ne disa raste e ka demtuar rende kete levizje duke krijuar ne opinion publik nje imazh te gabur”(Afroviti Gusho).Sigurisht qe nuk mund te mohohet se ky realitet ekziston,Ky realitet duhet percjelle, pasi per shtypin ai perben lajmin dhe lajmi eshte ushqimi i pare i shtypit…Por lajmi nuk mbyllet vetem me lajmin.Roli i medias nuk eshte thjesht te percjelle mesazhin por ajo duhet te ndikoje ,te nxjerre ne pah shkaqet e ngjarjes me qellim ndryshimin e gjendjes sociale ,ekonomike dhe politike ,ku gazetari apo gazetarja nuk mund te jete thjesht spektator/e.Roli i medias nuk eshte thjesht pasqyrimi i realitetit ,media duhet te synoje ndryshimin,pasi ajo eshte pushtet.Me kete ndryshim dhe pushtet duhet te kuptojme edhe pasqyrimin e nje realiteti tjeter,i nje roli tjeter,qe aktore te ndryshem luajne ne shoqeri.”Ne shoqerite ne zhvillim,por jo vetem ne to, edhe elementi pozitiv duhet te perbeje lajm.Ne kete aspekt lajmi nuk duhet te shihet i shkeputur nga konteksti social nga lidhjet qe gezon me pjese te tjera te shoqerise,ku cdo grup social ka pjesen e vet te pergjegjesise.Gazetaret dhe gazetaret duhet te jene jo vetem burim transmetimi te informacionit ,por njekohesisht duhet te ushtrojne nje rol te rendesishem ne pasqyrimin e vertete te mardhenieve gjinore.,te cilat duhet te hedhin drite ne raportet ndermjet gjinive ne te gjitha sferat e shoqerise”.
Kjo do te thote se gazetaret duhet te kuptojne qe barazia gjinore nuk imponon mohimin e identitetit femeror a mashkullor,por inkurajon vendosjen e marrdhenieve te ndersjellta,te ndervarura e jo diskriminuese ne shoqeri.Ne nje shoqeri,burrat dhe grate duhen konsideruar aktore komplementare,si individe te implikuar reciprokisht ne raportet shoqerore,te percaktuara nga gjinia,statusi,burimet e jeteses dhe strategjite e gjithesecilit apo gjitheseciles.
Edukimi eshte e vetmja menyre per te sjelle ndryshime ne jetet tona. Paragjykimet e ushqyera nga mitet mijera vjecare nuk mund te shkaterrohen me arme.Pike se pari ne duhet te shpjegojme vazhdimisht se gjinia ndertohet nga shoqeria dhe si burrat dhe grate kane nevoje te njohin vetveten duke u perpjekur te sillen sipas nevojave te tyre te verteta.Biologjikisht ne jemi ndryshe,por procesi i lindjes dhe mesturacionet nuk kane ndikim ne inteligjencen apo aftesite e individit.
Eshte e dhimbshme por e vertete,qe te gjitha shoqerite ne nje mase apo ne nje tjeter kane patur sukses ne ruajtjen e raportit te marredhenieve te fuqise. Sot media konsiderohet si nje nder burimet kryesore qe con drejt debateve publike. Duke deklaruar si qellim te tyre zbulimin e te vertetes dhe objektivitetit media editon axhenden e informacionit te cilit ne do ti japim prioritet. Me kete situate eshte teperuar aq shume sa qe sot media sherben si nje mjet per prodhimin e konsumatoreve te rinj,ku me teper se cdo gje sherben per te shitur politikane,njerez te famshem e ide.
Feministet jane te shemtuara dhe te padeshiruara per te gjithe,grate e verteta enderrojne te martohen e te kene femije…nga ana tjeter ato duhet te kene trupa te bukur ,te cilat burrat do te deshironin ti kishin.Kur vjen fjala tek skllaverimi i gruas e te heshtja e saj,media ka qene gjithmone e sukseshme duke vendosur se cfare eshte me e rendesishme dhe cfare jo.e interesuar me shume per trupat se sa per mendjet ,media siguron qe si burrrat ashtu edhe grate ta pranojne nje gje te tille si nje faze normale te punes.
Katerina Tanellari News


Leave a Reply