
Ne kujtim te mikut tim te ndjere,Valter Lazeri. Ishte antare i lidhjes se shkrimtarve shqiptare ne Amerike ,i cili humbi jeten para pak muajsh nga nje semundje e rende. Ishte nje mik e shok shume i mire. Me te mund te diskutoje cdo gje dhe te mesoje shume nga ky njeri. Valteri eshte me ne perhere,sepse jeton vepra e tij ,qe na ka lene dhe ne e kemi te gjalle . I perjetshem qofte kujtimi i tij. (shen. nga Luigj Shkodrani)
VARREZAT
As telefon, as zile s`bëra,
të marr leje për një vizitë.
Hapur portën këtu e gjeta
gjer tek shkronjat mbi mermer.
Dhe sa shumë që ishit bërë,
pas kaq vitesh, që kam munguar!
Kujt t’ia le tani më parë?
Sa pak lule mbaj ndër duar!
Mermerosur lart tek porta,
s`di nga dolën kaq shumë lotë.
Si lumenj,që bëjnë përmbytje,
mbysin pllakat dhimbje plot.
Shtrëngoj dhëmbët,
mbledh fuqitë,
si të jem një general.
Ec bri rreshtave tuaj
pa shkëmbyer
dot një fjalë.
Kaq pak lule që prura
s`dalin ,jo, për çdo njeri.
Që të gjitha i le tek porta,
për të gjithë ndez një qiri.
……………………………………..
Epilog
Një ditë aty
dhe unë do jem.
E do më pyesni:
“Ç’bëhet lart?”
“Të lodhur engjëjt
të gjithë bashkë,
disi buzëqeshje
kanë marrë djajtë.”
Një ditë aty ,do t’ju gjej
Anëtarë të rinj do kini pranë.
Çdo ditë me etje do ju pyes:
“Nga ju kush
lulet mend i mban?…”
Do të kërkoj të di më shumë,
Si ta shoh diellin çdo mëngjes
dhe kush do lodhet çdo fundjave,
një qiri të më ndezë…
Sarandë-2003
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply