Vodkën mund ta përdorim për shumë gjëra të tjera: Përdoret kundër insekteve. Nëse ju mungon një produkt kundër insekteve mund të përdorni vodka. Për shembull mund të lyeni një pjesë të trupit me të në mënyrë që ato të mos iu pickojnë. Për një pastrim perfekt të xhamave mund të përdorni vodka. Por vodkën mund ta përdorni edhe në kozmetikë. Vodka largon papastërtitë te cilat i dëmtojnë flokët dhe iu jep atyre shkëlqim. Minimizon poret e fytyrës. Përzieni në një tas pak çaj jeshil dhe ¼ e tasit hidhni pak vodka. Aplikojeni në fytyrë me anë të një pambuku. Mund ta përdorni për të pastruar bizhuteritë. Futini bizhuteritë tuaja për 5 minuta në vodka dhe do marrin më tepër shkëlqim. Kujdes, këtë nuk duhet ta bëni me perlat sepse janë mjaft delikate. Që lulet tuaja të qëndrojnë të bukura për një kohë të gjatë hidhni disa pika vodka dhe pak sheqer në ujin vazos. Nderojani atë çdo ditë.
Lexoni me shume tek: www.living.al


Leave a Reply