![]()
Në Luksemburg ka shpërthyer një skandal i rëndë korrupsioni dhe krimi të organizuar, me ç`rast punonjësit e ministrisë së emigracionit ishin përfshirë në rrjetin e lëshimit të lejeve të qëndrimit, ndërsa klientët ishin kryesisht azilkërkues shqiptarë dhe shtetas shqiptarë, që kishin mbërritur në këtë destinacion.
Gazeta “Privat” në Luksemburg ka zbuluar skandalin, me ç`rast është zbardhur skenari se si punonjësit e kësaj ministrie merrnin nga 10 mijë euro për ti siguruar një leje qëndrimi emigrantëve shqiptarë. Shqiptarët siç thuhet ishin klientët e vetëm, për shkak të besimit të lartë të krijuar nga punonjësit e administratës së Luksemburgut.
Grupi që organizonte aplikuesit ishin shqiptarë dhe se ata arrinin të përfitonin nga 2 mijë euro për çdo klientë të ri.
Rasti u zbuluar kur një një azilkërkues ka pranuar se kishte paguar shumën prej 10.000 euro para se të nisej nga Kosova, për të marrë vizën e pakufizuar dhe të drejtën e punës. Ai duhej të qëndronte në Luksemburg për 3 muaj me radhë si një azilkërkues. Menjëher pas kalimit të 3 muajve, punonjësit e Ministrisë vendosnin në sistemin kompjuterik, kinse ka fituar të drejtën e qëndrimit.
Gjykata dhe Ministritë shtetërore janë të habitura mbi këtë “zbulim” dhe menjëherë kanë largur punonjësit e përfshirë në këtë krim të organizuar si dhe janë ngritur kallëzime penale. (A.Martini/comeze.net/INA)
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply