
35-vjeçarja nuk ecën dot për 4 ditë.
Kjo nuk është një shenjë e mirë!
As kjo
Dhe as kjo…
Doktorët kanë paralajmëruar për rrezikun e xhinseve të ngushta pasi një grua u rrëzua dhe nuk ecte dot për 4 ditë si pasojë e veshjes së tyre.
Xhinset e quajtura ndryshe “skinny”, të cilat janë një trend botëror të preferuara nga Kate Moss tek Russell Brand, mund të ndërpresin furnizimin e këmbëve me gjak dhe të shkaktojnë dëmtim të nervave. Në rastin më të rëndë të parë nga doktorët, një grua 35-vjeçare i kishte pulpat të fryra aq shumë sa atyre iu desh që t’i prisnin xhinset.
Fillimisht këmbët iu mpinë, pastaj e kishte aq vështirë të ecte sa u rrëzua. Duke e pasur të pamundur të lëvizte, ajo ka ndenjur në tokë për disa orë derisa dikush e gjeti.
Doktorët janë shprehur se ajo kishte dëmtuar muskujt dhe nervat si pasojë e kompresimit për një kohë të gjatë. Ajo u vendos në një karrige me rrota duke qenë se për 4 ditë, nuk arrinte të ecte.
Burimi: The Guardian


Leave a Reply