Pali
Hapat e mia në asfalt rrahin
Për shumë vite jete qytetarie
Çdo hap kur hidhja mendoja dhe mallin
Kur këmbët thyeja në shkëmbinj përmbi brigje!
Nderova asfalte, shtete, popuj mërgimit
Dhe përherë vrapoj nxituar… nxituar
Me ankthe e me brengë kurdoherë Perëndimit
Në jetën me halle për herë të sforcuar!
Asfaltet me dritë, reklama ngjyra shumë
Më lodhën dhe sytë më dobësuan….
Mungon një det, mungon një ngjyrë e blujtë
Në Perëndim të Jonit, përherë të vezulluar!
Asfaltet, të lagura, të kripura, të ngrira e me dëborë
Kur çapat e mia nuk ndihen më
Mërzitur asfalteve s’dëgjoj as një dallgë…
Të mbledh atë mall të ikur përgjithnjë!
U ngopa, plasa, zavall kam në kokë
Kur rrugët e kalldrëmta për herë kujtoj
Me zëra fëmijësh u rrita me shokë…
Me zemër të ngopur, me ëndrrën jetoj!
Kur hapat, hedh avash dhe me ritëm…
Të gjitha asfaltet më dalin njësoj
Asfalte, një xhungël ngjyra drite
Kurrë s’krahasohen me të bukurin JON!
pJp
Cikël poezish “MALL”
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply