
Nëse deri më tani zgjidhjen më të shpejtë për shërimin e astmës, bronkitit dhe kollës e keni parë vetëm në duar e mjekut, tashmë ju do të mund ta shëroni edhe me një ilaç popullor.
Më poshtë po japim edhe recetën se si ju ta përgatisni këtë ilaç edhe në kushte shtëpie:
1/2 kg qepë të kuqe
1/2 kg sheqer ngjyrë kafe
2 limonë të mesëm
6 gota me ujë
7 lugë që hamë me mjaltë të papërpunuar
Përgatitja:
Fillimisht merrni një tenxhere dhe hidhni sheqerin kaf, duke e lënë në një temperaturë të mesme. Trazojeni deri sa të marri ngjyrë një ngjyrë të artë. Më pas shtoni qepët e copëtuar më parë, dhe trazojeni për disa minuta dhe më pas shtoni ujë.
Lëreni të vlojë përzierjen derisa të mbetet vetëm një e treta e ujit në tenxhere. Pas kësaj, përzierjen largojeni nga zjarri. Ndërkohë ju shtrydhni lëng limoni, shtoni mjaltë dhe së bashku hidhini në përzierjen që përgatitët më parë.
Përzierjen e realizuar lëreni të qëndrojë për një natë në tenxhere. Më pas në mëngjes hidheni në një shishe.
Përdorimi:
Konsumoni një lugë të përzierjes para dhe pas një vakti. Përsëriteni këtë procedurë derisa gjendja e mushkërive tuaj është më e mirë.
Nëse dëshironi që këtë ilaç t’ia jepni fëmijës suaj, duhet që të konsumojnë një lugë çaji para çdo vakti./Start/E.H/


Leave a Reply