
Na ishte njëherë një ishull i bukur plot diell, ku të gjitha ndjenjat në botë jetonin së bashku. Ata ishin Lumturia, Hidhërimi, Dashuria, Kotësia, Dituria, Zemërimi dhe shumë të tjera.
Një ditë ndodhi ashtu që të gjitha ndjenjat e kuptuan se ishulli do të fundosej. Tani, të gjithë ata planifikuan të largohen nga ishulli sa më shpejt që të ishte e mundur. Të gjithë ata i rregulluan valixhet e tyre përveç dashurisë.
-“Pse dashuri, a nuk do të largohesh nga ishulli?”-, e pyeti Dituria. -“Jo”, u përgjigj Dashuria,- “do qëndroj këtu deri në çastin e fundit”.
Kur ishulli filloi të fundoset, Dashuria kërkoi ndihmë. Ajo e pa Pasurinë që kalonte në një anije.
– “Pasuri!”, bërtiti Dashuria. -“Të lutem më shpëto!. Të lutem më bëj pak vend tek anija jote!”, i tha ajo.
“Më vjen keq Dashuri, nuk ka vend në anijen time për shkak të thasëve me ar dhe argjend”, tha Pasuria. “Pse nuk e lut Hidhërimin, se gjithçka që atij i duhet është një shoqe që t’i kthehet humori”, tha Pasuria duke bërë shaka.
Pastaj erdhi Hidhërimi. -“Hidhërim!”-, bërtiti Dashuria-“të lutem më bëj pak vend në anijen tënde!”.
– “Dashuri, unë jam aq i hidhëruar dhe dua të rri vetëm!”-, tha Hidhërimi dhe u largua. Pastaj erdhi Kotësia.
-“Dashuri, ti je aq e lagur! Unë s’mund ta fëlliq anijen time të vogël e të lustruar. Më vjen keq që s’mund të të ndihmoj!”.
Më në fund Zemërimi i tha Dashurisë me plot zemërim: -“Ti je budallaqe, mendon se njerëzit kanë kohë për ty! Lamtumirë. Mund të qëndrosh e vetëm në këtë ishull!”.
Vetëm atëherë kur Dashuria filloi t’i humbasë shpresat, një njeri plak e zuri atë dhe e tërhoqi në anije. Ata u larguan të sigurt. Kur ishin në tokë të thatë, plaku u larguar para se Dashuria t’i thotë faleminderit.
E habitur, Dashuria e pyeti Diturinë:- “Kush ishte ai plaku që më shpëtoi jetën?”. Dituria ju përgjigj:- “ishte Koha”.
“Vetëm Koha e di vlerën e dashurisë. Ajo e di se është ndjenja më e madhe, edhe pse nuk e çmojnë përherë”.


Leave a Reply