Rreperi kanadez është ndjerë shumë i lumtur, pasi më në fund ka arritur të përfundojë shkollën e mesme, duke e cilësuar si një nga momentet më të bukura të jetës. Pas 10 vjetësh braktisje të shkollës, Drake ka bërë të mundur ëndrrën duke u diplomuar në gjimnaz. Ai e ka skollën braktisur që në moshën 15 vjeçare, e ndërsa ishte i interesuar për t`u bërë i famshëm. Në një intervistë në vitin 2011, Drake ka bërë të ditur se i është dashur të punojë që i vogël për të ndihmuar familjen, pasi e jëma ishte sëmurë dhe ishin shumë të varfër. Por tani gjërat janë shumë ndryshe për rreperin, jo vetëm që është bërë i famshëm, por është duke përgatitur një album interesant, i cili do të jetë ndryshe nga albumi i parë “Take care”, dhe një nga projektet më emocionuese në të cilat ai ka punuar. Kështu ka deklaruar Drake për të gjithë fansat.
Metropol
Per”Alba – Dansk” shkodrani


Leave a Reply